Cirroza Hepatike (e mëlçisë)

Hepari (mëlçia) organi më i madh i trupit është i domosdoshëm në kryerjen e funksioneve bazë të trupit. Ai neutralizon nga qarkullimi i gjakut helmet, prodhon agjentët imune (mbrojtëse) ndaj infeksionit, dhe largon bakteret dhe mikrobet nga qarkullimi i gjakut. Ai prodhon proteina që rregullojnë koagulimin (mpiksjen) e gjakut dhe prodhon bile(tëmthin) që ndihmon në tretjen e yndyrës dhe vitaminave të tretshme në yndyre. Ju nuk mund të jetoni pa funksionet e mëlçisë.
Në cirrozën hepatike indet e dëmtuara zëvendësojnë ato normale duke bllokuar qarkullimin e gjakut në organ dhe duke mos e lëne atë të kryejë funksionet normale.

Shkaqet

Cirroza shkaktohet nga disa shkaqe të cilat po i rendisim më poshtë.

Hepatiti alkoolik. Për shumë njerëz Cirroza hepatike është sinonimi i abuzimit me alkoolin por në fakt alkoolizmi është një ndër faktorët. Cirroza alkoolike zakonisht zhvillohet pas një kohe të gjate të abuzimit me alkoolin. Sasia e alkoolit që mund të dëmtojë mëlçinë ndryshon nga njeri person tek tjetri. Te femrat 2-3 gota me pije alkoolike në ditë mund të shkaktojnë cirroze dhe tek meshkujt 3-4 pije në dite. Alkooli e dëmton mëlçinë duke bllokuar metabolizmin e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve.

Hepatiti C kronik.
Infeksioni nga virusi i hepatitis C shkakton inflamacion të gradës së lehte në hepar i cili me kalimin e kohës mund të rëndohet duke çuar në cirroze.

Hepatiti B dhe D kronik.
Hepatiti B probabilisht është shkaku më i shpeshtë që shkakton cirroze në mbarë botën. Si hepatiti C ashtu dhe ai B shkakton inflamacion të heparit e cila rëndohet me kalimin e kohës duke çuar në cirrozë. Hepatiti D është një tjetër virus i cili infekton heparin por vetëm kur është i pranishëm dhe hepatitis B.

Hepatiti autoimun.
Kjo lloj sëmundje shkaktohet nga një reaksion autoimun i trupit i cili sulmon heparin duke shkaktuar inflamacion, dëmtime të cilat çojnë në cirroze.

Sëmundje të trashëguara.
Alpha-1 antitrypsin deficenca , hemochromatosis, Sëmundja e Wilsonit galactosemia, janë sëmundje të trashëguara të cilat ndërhyjnë në mënyrën sesi heparin prodhon, përpunon dhe depoziton enzimat, proteinat , metalet dhe substanca ta tjera që i nevojiten trupit për ta kryer funksionet baze.

Steatoza hepatike jo alkoolike.
Yndyrat grumbullohen në hepar(mëlçi) dhe shkaktojnë dëmtime në inde. Ky lloj hepatiti duket se ka lidhje me diabetin, kequshqyerjen me proteina, obezitetin(mbipesha) dhe trajtimin me kortizonike.

Bllokimi i kanaleve (duktuseve) biliare(të tëmthit)
. Kur kanalet nëpër të cilat rrjedh bila(tëmthi) bllokohen, bila kthehet mbrapsht dhe dëmton indet e heparit. Në të porsalindurit bllokimi i kanaleve biliare shpesh shkaktohet nga atrezia biliare, sëmundje në të cilën kanalet biliare mungojnë ose janë të dëmtuar. Ne te rriturit shkaku primar është cirroza biliare sëmundje në të cilën kanalet janë të infektuar, të bllokuar ose të dëmtuar.

Cirrosa biliare sekondare
mund të ndodhe pas heqjes së fshikëzës së tëmthit në qofte se kanalet janë të lidhura aksidentalisht jashtë ose janë dëmtuar.

Drogat(medikamentet), Toksinat(helmet) dhe infeksionet.

Reagimet e renda nga medikamentet e përshkruara, ekspozimi për një kohë të gjatë në mjedise me toksina dhe infeksionet e herëpashershme mund të çojnë në cirroze.

Simptomat

Shume njerëz me cirroze nuk kanë shenja në stadet fillestare të sëmundjes. Mirëpo zëvendësimi i qelizave të shëndosha me ato të dëmtuara çojnë në dështime të funksionit të mëlçisë , shenjat e dukshme janë:
- lodhje
- humbje oreksi
- nauze(te perziera)
- nausea
- dobesi trupore
- humbje ne peshe
- dhimbje ebdominale
- Shenja ne lëkurë, ku ene të holla gjaku bëhen të dukshme në të dhe kane pamjen e rrjetës së merimangës (spider angiomas)
Kur sëmundja përparon fillojnë komplikacionet. Në disa njerëz sëmundja bëhët e dukshme me komplikacione serioze.

Komplicionet e cirrozes

Humbja e funksioneve te heparit prek trupin në disa mënyra. Disa nga komplikacionet e cirrozës janë;.
Edema dhe asciti. Kur hepari humb aftësi për të bërë proteinën albuminen , uji grumbullohet në këmbët(edema) dhe në bark (asciti)

Mavijosje dhe hemorragji.
Kur hepari ngadalëson ose ndalon prodhimin e proteinës e cila është e nevojshme për mpiksjen e gjakut pacienti mund të ketë mavijosje në lëkure dhe hemorragji. Pëllëmbët e dorës mund të bëhen të kuqe me nishane ose me eritem palmare.

Verdheza.
E cila paraqitet me zverdhje të lëkurës dhe syve si rrjedhojë e mosabsorbimit të mjaftueshëm të bilirubinës..

Kruarje.
E cila vjen si rezultat i formimit te depozitave të biles në lëkurë.

Gurët në tëmth.
Ne qofte se cirroza pengon qarkullimin e biles nëpërmjet fshikëzës së tëmthit ,mund të krijohen gurët.

Toksina ne gjak dhe tru.
Hepari i dëmtuar nuk mund të nxjerrë jashtë helmet nga qarkullimi i gjakut si shkak ato grumbullon në këtë të fundit dhe rrjedhimisht në tru. Helmet mund të dobësojnë funksionet e trurit duke shkaktuar ndryshime të personalitetit, koma madje dhe vdekjen. Shenjat e grumbullimit të toksinave (helmeve ) ne tru janë , lenia pas dore e kujdesit ndaj paraqitjes së jashtme, mos reagim, humbje të kujtesës, problem në përqendrim dhe ndryshime të gjumit.

Ndjeshmëria ndaj medikamenteve.
Cirroza ul aftësinë e heparit për të filtruar medikamentet nga gjaku si rezultat ato veprojnë për një kohe më të gjatë seç duhet dhe grumbullohen në trup. Kjo shkakton ndjeshmëri ndaj medikamenteve dhe efekteve anësore të tyre .

Hipertensioni portal.
Normalisht gjaku nga zorrët dhe shpretka kalon në hepar nëpërmjet Venes porta. Mirëpo cirroza ngadalëson rrjedhjen e gjakun prej Venes porta e cila rrit presionin brënda saj. Kjo situate quhet hipertension portal.

Varicet.
kur qarkullimi në venën porta ngadalësohet gjaku prej zorrëve dhe shpretkës kthehet në venat e stomakut dhe ezofagut. Këto vena mund të zgjerohen që do të thotë ato mbajnë më shumë gjak seç duhet. Ky zgjerim i venave quhen varice të cilat kanë mure të holla dhe presion të lartë të cilat kanë shumë gjasa që të plasin. Në qoftë se ato plasin krijojnë një situate serioze për jetën si rezultat i hemorragjisë në ezofag dhe stomak, situate kjo e cila ka nevoje për ndërhyrje të shpejte mjekësore.

Insulin rezistenca dhe diabeti tipi 2.
Cirroza shkakton rezistence të insulinës. Ky hormon i cili prodhohet nga pankreas lejon qe glukoza në gjak të përdoret si energji për qelizat e trupit. Në qofte se kemi rezistenc ndaj insulinës, muskujt , yndyrat, dhe qelizat e mëlçisë mos ta përdorin atë siç duhet. Pankreasi përgjigjet duke prodhuar më shumë insulinë , si rrjedhojë pankreasi nuk mund të mbaj nevojat e trupit për insulinë dhe diabeti i tipit2 zhvillohet, i cili lejon rritjen e glukozës në qarkullimin e gjakut.

Kanceri i heparit.
Hepatocelular karcinoma, tipi me i shpeshtë i kancerit te heparit fillon nga vet qelizat e tij. Ai ka një shkallë vdekshmërie shumë të lartë.

Probleme ne organet e tjera.
Cirroza mund te shkaktoje disfunksione të sistemit imunitarë e cila lejon zhvillimin e një sërë infeksionesh në trup. Lëngjet në bar(asciti) mund të infektohen nga flora bakteriale normale e zorrëve. Cirroza mund të shkaktoje impotence tek burrat, mosfunksionim të mire të veshkave dhe osteporozis.

Diagnostikimi

Doktori mund te diagnostikoje cirrozën në bazë të shenjave, analizave laboratorike, historisë mjekësore dhe ekzaminimit fizik. Gjithashtu doktori mund të rekomandoje kryerjen e një ekografie të barkut, skanerit, rezonance magnetike.
Biopsia në hepar mund të konfirmoje diagnozën.

Trajtimi

Dëmtimet e heparit prej cirrozës janë të pakthyeshme por trajtimi mund të ndalojë ose ngadalësojë progresin sëmundjes dhe reduktimin e komplikacioneve.
Trajtimi varet nga shkaqet që çuan në cirroze dhe në varësi të komplikacioneve të shfaqura. Për shembull cirroza e shkaktuar nga abuzimi me alkool trajtohet duke ndaluar përdorimin e tij. Trajtimi i cirrozës shkaktuar nga hepatit konsiston ne trajtimin e hepatitit me interferon.
Trajtimi i cirrozës shkaktuar nga sëmundje Wilson ku bakri grumbullohet në trup konsiston në përdorimin e medikamenteve që e eliminojnë atë nga trupi.
Në të gjitha rastet pavarësisht shkakut të cirrozës ndjekja enjë diete të shëndetshme duke shmangur përdorimin e alkoolit janë esenciale sepse trupi ka nevojë të marri nutrientet dhe përdorimi i alkoolit mund të çojë në dëmtime më të shumta të heparit.
Antibiotiket mund të përshkruhet për infeksionet që ndodhin si shkak i uljes së imunitet prej cirrozës. Laksativët rekomandohen për nxjerrjen e toksinave nga zorrët.
Për hipertensioni portal mund të jepen beta-bllokues. Në qoftë se varicet gjakosin mund të bëhet ligimi(lidhja e tyre) duke parandaluar ndonjë hemorragji të mundshme.
Transplantimi i heparit është mënyra më e mire e trajtimit.