Divertikuloze dhe Divertikulitis

Çfarë është divertikuloze dhe divertikulitis?

Çdo xhep quhet divertikulum. Xhepat ne tërësi quhen divertikula. Situata e të paturit divertikula të shumtë quhet divertikulosis dhe ka një raport të drejtë me moshën që do thotë me rritjen e moshës rritet risku për të pasur divertikulosis.
Kur këta xhepa infektohen kemi të bëjmë me një situate të quajtur diverticulitis. Kjo situate ndodh ne 10-25% te njerëzve që kanë divertikulosis.
Divertikulosis dhe diverticulitis të dyja së bashku quhen sëmundje divertikulare.

Cilat janë shenjat?

Diverticulosis

Shume njerëz me divetikulosis nuk kane ndonjë shqetësim apo shenjë. Gjithsesi shenjat mund të përfshijnë dhimbje barku e bute, fryrje barku dhe konstipacion(kapsllek). Sëmundje të tjera si Sindromi i zorrës së irrituar (SIZ) dhe ulcerat e stomakut shkaktojnë simptoma të tilla, pra shenja te tilla jo gjithmonë do te thonë se pacientet kanë diverikulosis. Ju duhet të takoni specialistin në qoftë se keni këto shqetësime.

Diverticulitis

Shenja me e shpeshte e diverticulitis është dhimbja e barkut e cila është e bute ne pjesën e poshtme të kuadratit të majte të barkut. Në qoftë se inflamacioni është prezent shenjat janë: temperature e lartë, të vjella, të dridhura, dhimbje barku në forme krampesh, konstipacioni gjithashtu mund të ndodh. Ashpërsia e simptomave është në varësi të shtrirjes së inflamacionit dhe komplikacioneve.

Cilat janë komplikacionet e pritshme?

Diverticulitis mund të çojë në hemorragji, inflamacion, perforacion ose bllokime. Këto komplikacione gjithmonë kërkojnë trajtim për të parandaluar progresimin e tyre duke shkaktuar probleme serioze për jetën.

Hemorragjia
Hemorragjia nga divertikulat është komplikacion i rrallë. Kur divertikula gjakos, gjaku është i dukshëm në WC ose ne feçe. Hemorragjia mund të bëhet e ashpër por ajo mund të ndaloje vetë pa nevojën e ndonjë mjekimi. Doktorët mendojnë se gjakosja nga divertikula ndodh nga një ene e vogël sipërfaqësore gjaku.

Abscesi, Perforacioni dhe Peritonitis
Infektimi i divertikulave shkaton diverticulitis situatë që pas disa ditësh mjekimi me antibiotik zhduket. Ne qoftë se situata nuk përmirësohet por përkeqësohet, ndodh abcesi në zorrë.
Abcesi është një zonë e infektuar me qelb përreth e cila shakton enjte dhe shkatërrim të indeve. Ndonjëherë në divertikulat e infektuar formohen disa vrima të vogla që quhen perforacion. Këto perforacione lejojnë qelbin të dalë jashtë zorrës në hapësirën abdominale. Në qoftë se abcesi është i pakët dhe qëndron në hapësirën e zorrë, situata përmirësohet pas disa ditësh mjekim me antibiotike. Në qoftë se abcesi nuk pastrohet nga antibiotiket mund të lind nevoja e drenimit kirurgjikal.
Abcesi në sasi të madhe mund të behet problem serioz në qofte se përmbajtje rrjedh jashtë hapësirës së zorrës nëpërmjet perforacioneve. Infeksioni i cili përhapet në hapësirën e barkut quhet peritonitis, situate që ka nevoje për kirurgji emergjente për të pastruar hapësirën nga lëngjet dhe për të hequr pjesën e zorrës së dëmtuar. Pa kirurgji kirurgji peritonitis mund të jetë fatal për pacientin

Fistula

Fistula është një lidhje jo normale e indit midis dy organeve ose një organi dhe lëkurës. Kur indet e dëmtuara lidhen me njëri tjetrin gjatë infeksionit ato në shumë raste ngjiten bashkë.Në qoftë se ato shërohen të ngjitura bashke krijohet fistul. Kur infeksioni nga divertikuliti përhapet jashtë hapësirës së zorrës indet e saj mund të ngjiten me indet e organeve përreth. Organet më të shpeshta të përfshira në këtë fenomen janë, vezika urinare, zorra e holle dhe lëkura.
Fistula që ndodh më shpesh është ajo midis zorrës së trashe dhe vezikës urinare e cila prek njësoj si meshkujt dhe femrat. Kjo lloj fistule mund të japë infeksion të rëndë urinar për një kohe të zgjatur. Ky komplikacion korrigjohet me kirurgji.

Intestinal Obstruction
Shenjat e plagëve të shkaktuara nga infeksioni mund të shkaktojnë bllokim të pjesshëm ose të plotë të zorrës së trashë. Kur ky fenomen ndodh zorra nuk është në gjendje të nxjerrë mbeturinat ushqimore normalisht. Kur ndodh obstruksioni total i zorrës kemi të bëjmë me urgjence kirurgjikale.

Çfarë e shkakton sëmundjen divertikulare?

Edhe pse nuk është e provuar, teoria dominante është se dieta e varfër në fibra shkakton sëmundjen divertikulare. Sëmundja për herë të parë është diagnostikuar në vitin 1900 në Amerikë. Shumë ushqime të përpunuara janë të rafinuara(te përmirësuara) si p.sh mielli i rafinuar është i varfër në fibra pra nuk ka krunde.
Sëmundja divertikulare njihet si sëmundje e vendeve jo të zhvilluara ku dietat e varfra ne fibra janë të zakonshme.
Fibrat gjenden në fruta, perime dhe gruri dhe trakti tretës nuk i tret ato. Disa fibra tretën lehtë në ujë(hidrosolubile) disa të tjera kalojnë nëpërmjet zorrës të patretura(insolubile fiber).Të dyja llojet e fibrave ndihmojnë feçet(mbeturinat ushqimore )të jene më të buta dhe të kalojnë lehtësisht nëpër zorrë për të dale jashtë. Fibrat gjithashtu ndalojnë konstipacionin(bërjen kaps)
Konstipacioni bën që muskujt të shtrengohen për të nxjerre jashtë feçet (mbeturinat ushqimore) dhe kjo shkakton rritjen e presionit në zorrë e cila mund të shkaktojë fryrjen e pikave të dobëta në zorrë dhe formimin e divertikulave.
Divertikulitis (infeksioni) ndodh kur divertikulat infektohen. Doktorët nuk janë të sigurtë se çfarë e shkakton këtë inflamacion. Ai mund të ndodhi kur feçet me baktere ngelin në brendësi të divertikulave. Një krize nga divertikulitisi mund të ndodhi papritur dhe pa paralajmërime.

Si e diagnostikon doktori sëmundjen divertikulare?

Për të diagnostikuar sëmundjen divertikulare mjeku specialist do të marrë historinë e sëmundjes, ekzaminim fizik dhe teste të tjera diagnostikuese. Gjithashtu doktori do t'ju pyesë për mënyrën e të ushqyerit, mënyrën sesi dilni jashtë, për dhimbjet dhe nëse merrni mjekime të tjera. Gjithashtu mund t'ju rekomandohet një radio-grafi por gjithsesi mënyra më e mirë dhe më e sigurt diagnostikuese mbetet kolonoskopia.

Cili është trajtimi i sëmundjes divertikulare?

Dieta e pasur me fibra në disa raste dhe ndonjë mjekim i lehte mund të qetësojnë nga dhimbjet. Ne rastet e diverticulitis të rende është e nevojshme hospitalizimi dhe kirurgjia.
Diverticulosis
Duke rritur sasinë e fibrave në diete mund te pakësohen simptomat dhe parandaloni semundje divertikulare. Sic e thame me larte fibrat ndihmojnë fecet të jenë më të buta ulin më të lëvizshme për të dalë jashtë. Shoqata Amerikane e Dietes rekomandon rreth 20-35gr fibra në ditë. Tabela më poshtë do t'ju tregoje sasinë e fibrave në disa ushqime.

Frutat Sasia e fibrave që përmban/gram
Molle e pa qëruar 
3,3
Pjeshka e pa qëruar
1,5
Dardha e pa qëruar 
5,1
Mandarinë          
1,9
 
Perime
Asparag, i freskët ,i gatuar 
1,2
Brokoli , i freskët i gatuar  1/2 kupe
2,6
Lakër brukseli,  1/2 kupe
2
Lakër e freskët dhe e gatuar, 1/2 kupe
1,5
Karota të freskëta dhe të gatuara,  1/2 kupe 
2,3
Lulelaker  e fresket dhee gatuar 1/2 kupe
1,7
Spinaq  i fresket dhee gatuar  1/2 kupe
2,2
Kungull i gatuar 1 kuper
2,5
Domate  1
1
Fasule te pjekura, gatuara  1/2 kupe
6,3
Patate e fresket dhe e gatuar
2,3
 
Drithërat
Buka e grurit  1 fete
1,9
Orizi i pa qëruar( me lëvozhg) i gatuar  1 kupe
3,5
Krundet  3/4 kupe
5,3
Orizi i bardhë, i gatuar  
0,6
Ushqimet që duhet të evitoni në përdorim janë : arrat, kokoshkat, lulet e diellit, farat e susamit të cilat irritojnë divertikulat. Gjithsesi nuk ka asnjë studim shkencor të mbrojë këto masa për mjekim. Ritheksoj që është e rëndësishme të përdoret një diete me sasi të lartë me fibra por kjo nuk do te thotë qe ju duhet te kufizoni apo eliminoni ndonjë ushqim .Për pacientet që vuajnë nga sëmundja divertikulare dietat janë shume individuale.
Në qofte se dhimbjet në forme krampesh, fryrje e barkut dhe konstipacioni(bërja kaps)janë problem doktori mund t'ju japë një mjekim për një kohe të shkurtër, sepse medikamentet kanë efekte anësore të cilat mund të prishin cilësinë e jetës.

Diverticulitis

Trajtimi i divertikulits fokusohet në zhdukjen e infeksionit, qetësimin e zorrës dhe parandalimin ose pakësimin e riskut për të bëre komplikacione. Trajtimi medikamentoz në këto raste konsiston në përdorimin e antibiotikeve.
Ne disa raste doktori rekomandon regjim shtrati , diete me lengje dhe medikamente qe qetesojne dhimbjet.
Krizat akute te shoqëruara me dhimbje të forte kërkojnë hospitalizim. Dieta me lëngje dhe antibiotiket venoze janë mënyra më e mirë e trajtimit në këto rast, gjithsesi kirurgjia mund të bëhet e nevojshme.

Kur kirurgjia është e nevojshme?

1. Kur krizat janë të shpeshta dhe të ashpra doktori kur të rekomandoje kirurgjinë e cila konsiston në heqjen e pjesës së zorrës se infektuar dhe lidhjen e pjesës së mbetur. Kjo lloj kirurgjie quhet rezeksion koloni ndihmon në mos rikthimin e sëmundjes dhe parandalimin e komplikacioneve të mundshme të sipër përmendura.
2. Kur mjekimi me antibiotike nuk ndalojnë krizat, kirurgjia emergjente mund te jete e nevojshme. Situata te tjera qe mund te kenë nevoje për kirurgji urgjent janë; abcesi, perforacioni, peritonitis dhe hemorragjitë e vazhdueshme.
Kirurgjia urgjente përfshin dy operacione. i pari behet për të pastruar kavitetin abdominal nga abcesi për shkak të infeksionit dhe perforacionit, nuk është i sigurt bashkimi i pjesëve të mbetura te zorrës gjate operacionit të pare. Ndërkohe pacienti qëndron me kolostome që do të thotë pacienti ka një të çarë në bark ku vendoset një qese ku dalin mbeturinat ushqimore. Pasi mjeket janë të sigurte që kaviteti abdominal është i pastër, pa infeksion, behet operacioni i dyte për të ribashkuar pjesët e mbetura të zorrës.