Koliti Ulçeroz

Çfarë është koliti ulceroz?

Koliti ulceroz është një sëmundje që shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulcera, në mukozën e rectumit dhe zorrës. Ulcerat e krijuara nga dëmtimi i mukozës bëjnë hemorragji dhe prodhojnë mukus. Gjithashtu një shenjë tjetër e inflamacionit të mukozës së zorrës është dhe diarrea (barkqitja)
Kur inflamacioni prek rectumin dhe pjesën e poshtme të zorrës quhet proctit ulcerativ. Kur prek komplet zorrën e trashë quhet pankolit.
Koliti ulceroz është i vështire për tu diagnostikuar sepse simptomat janë të ngjashme me një tjetër ç 'rregullim intestinal të quajtur Sëmundja Crohn e cila në krahasim me kolitin ulceroz shkakton inflamacion më të thellë të mukozës dhe prek pjesë të tjera të traktit tretës: zorrën e hollë, gojën, ezofagun dhe stomakun.
Koliti ulceroz mund të shfaqet në të gjitha grupmoshat por zakonisht fillon midis moshës 15-30vjeç dhe më pak e shpeshte midis moshës 50-70 vjeç. Prek burrat dhe gratë, faktori gjenetik luan rol rreth 20% të rasteve kanë histori familjare lidhur me kolitin ulceroz ose me sëmundjen crohn.

Cilat janë shenjat e kolitit ulceroz?

Shenjat me te shpeshta te kolitit ulceroz janë dhimbje barku dhe diarre me përmbajtje hemorragjike. Pacientet gjithashtu mund të shfaqin:
- Anemi (prej daljeve te shpeshta me gjak)
- Lodhje (prej anemisë dhe diarresë)
- Humbje ne peshe (prej daljeve te shpeshta diarreike)
- Humbje oreksi - Hemorragji rektale( gjak i pastër sikur ke prere gishtin)
- Humbje te lëngjeve dhe mikroelementeve (prej diarresë)
- elemente në lëkurë
- dhimbje të kyçeve
- Probleme ne rritje dhe zhvillim (zakonisht kur sëmundja shfaqet që në fëmijëri të hershme)
Rreth gjysma e pacienteve të diagnostikuar me këtë sëmundje kanë gjysmat e këtyre shenjave të sipërpërmendura. Te tjërët vuajnë nga temperatura e larte, barkqitja me përmbajtje hemorragjike, nauze dhe dhimbje të forta të barkut. Koliti ulcerativ gjithashtu mund të shkaktojë probleme të tjera si arthritis, inflamacion të syve, sëmundje të mëlçisë dhe osteoporosis. Shkencëtaret mendojnë se keto komplikacione ndodhin si rrjedhojë e inflamacionit shkaktuar nga sistemi imunitar. Disa prej problemeve zhduken kur koliti mjekohet.

Çfarë e shkakton kolitin ulceroz?

Shume teori ekzistojnë se çfarë e shkakton kolitin ulceroz. Njerëzit me këtë sëmundje kanë anomali të sistemit imunitar por doktorët nuk e dine ende nëse këto anormali janë një shkak apo një rezultat i sëmundjes. Mendohet se sistemi imunitar i trupit reagon në mënyrë të parregullt ndaj bakterieve të traktit tretës.
Koliti ulceroz nuk shkaktohet nga stresi emocional ose ndjeshmërisë ndaj disa ushqimeve dhe produkteve të tyre, por këto faktorë mund të shkaktojnë shfaqjen e disa simptoma të sëmundjes.

Si diagnostikohet koliti ulceroz?

Disa teste mjekësore përdoren për të diagnostikuar kolitin ulceroz. Ekzaminimi fizik dhe historia mjekësore zakonisht janë hapat e pare..
Ekzaminimet laboratorike te gjakut janë të nevojshme për të parë për anemine, e cila mund te indikoje hemorragji në kolon ose rectum, ose testet laboratorike mund të zbulojnë nivele të larta të rruazave të bardha të gjakut (leukocitet) të cilat indikojne për praninë e një inflamacioni në trup.
Ekzaminimi i feçeve gjithashtu mund të zbuloje praninë e rruazave të bardha në to të cilat indikojnë praninë e sëmundjes së colitit ulçeroz. Veç këtij ekzaminimi i feçeve mund të ndihmoje doktorin të zbuloje hemorragjinë dhe infeksionin në zorrë dhe rectum shkaktuar nga bakteret, viruset ose parazitët.
Kolonoskopia është metoda më e imtësishme dhe më e sigurta për diagnostikimin e kolitit ulçeroz dhe në përjashtimin e disa situatave të tjera si psh: sëmundje e Crohnit, sëmundja divertikulare ose kanceri i zorrës. Gjatë ekzaminimit doktori merr material për biopsi në disa segmente të ndryshëm të zorrës të cilat vlerësohen në mikroskop pas ngjyrimeve përkatëse, procedure e cila ndihmon në vendosjen përfundimtare të diagnozës.

Si mjekohet koliti ulçeroz?

Trajtimi i koliti ulçeroz varet nga ashpërsia e sëmundjes. Çdo pacient ka shfaqje të ndryshme të sëmundjes kështu që dhe mjekimi është individual.
Trajtimi medikamentoz. Suksesi i ketij mjekimi është të stimuloj përmirësimin dhe të mbaj sëmundjen nën kontroll duke përmirësuar cilësinë e jetës për pacientet me kolit ulçeroz. Në kohët e sotme të mjekësisë moderne janë në dispozicion një sërë medikamentesh. Si p.sh;
Aminosalicylatet (sulfasalazina), Kortikosteroidet (methylprednisoni), Imunomodulatoret( azathioprine)
Këto dhe medikamente te tjera qetësojnë pacientin nga dhimbjet, diarrea dhe infeksioni.
Shumë pacientë kanë periudha qetësimi të cilat mund të zgjasin disa muaj dhe vite sidoqoftë shumë pacientëve iu rikthehen simptomat.

Hospitalizimi

Ne disa raste simptomat janë aq të ashpra sa që pacienti ka nevoje për hospitalizim. Si për shembull pacienti mund të ketë hemorragji dhe diarre te ashpër te cilat shkaktojnë dehidrim(humbje të lëngjeve dhe elektroliteve). Në këto raste doktori mundohet të ndaloj diarren dhe humbjet nga hemorragjia të lëngjeve dhe mineraleve. Pacientit mund ti nevojitet një dietë e veçantë, ushqim dhe mjekim venoz dhe ne disa raste lind nevoja e kirurgjisë.

Kirurgjia

Rreth 25-45% te rasteve me kolit ulçeroz e kane të detyruar të heqin një pjesë të zorrës së tyre ose komplet për shkak të hemorragjisë së ashpër ,ashpërsisë së sëmundjes, ruptures së zorrës dhe riskut për kancer. Doktori mund të rekomandoj heqjen e zorrës kur trajtimi medikamentoz dështon ose kur efektet negative të mjekimit me kortikosteroid mund të vënë në rrezik jetën e pacientit.

A janë të rrezikuar për kancer të zorrës pacientet me kolit ulçeroz?

Rreth 5% te pacienteve me kolit ulçeroz mund të degjenerojnë në kancer. Risku i kancerit rritet me kohëzgjatjen e sëmundjes dhe se sa shumë është dëmtuar zorra. Për shembull në qofte së vetëm pjesa e poshtme e zorrës dhe rectumi janë të prekur nga sëmundja risku për kancer nuk është shume i lartë. Ne rastin kur është e prekur komplet zorra e trashë nga sëmundja risku për kancer është 32 herë më i lartë se të subjektet normal.
Ne disa raste ndryshimet prekanceroze ndodhin në qelizat e mukozës së zorrës, ndryshime të cilat quhen displazi. Pacientet të cilët kanë displazi kanë më shumë gjasa të zhvillojnë ndryshime kanceroze sesa ato që nuk kanë.
Gjate ekzaminimit te video endoskopisë doktori vlerëson shenjat dhe merr material për biopsi (marrja e qelizave nëpërmjet gërvishjes së mukozës së zorrës)e cila konfirmon çdo ndryshim që mund të ndodhi në zorrë.