Pankreatiti akut

Çfarë është pankreatiti akut?

Pankreasi është një gjëndër ne bark, e rrethuar nga stomaku, zorrët dhe organe të tjera. Ai prodhon lëndë të quajtura lëngje pankreatike (të cilat përmbajnë enzima tretëse) dhe hormonin të quajtur insuline. Këto enzima tretëse derdhën në zorrën e hollë. Pankreatiti është inflamacion (enjtje) i pankreasit. Ai ndodh kur këto enzima tretëse fillojnë të sulmojnë pankreasin. Pankreatiti mund të jetë akut, i cili ndodh papritur dhe mund të jetë kërcënues për jetën me komplikacionet e shumta te tij. Dëmi i vazhduar ndaj pankreasit mund të çojë në një forme të zgjatur (kronike). Rreth 20% e pankreatiteve akute janë të rëndë. Rastet shumë të rënda mund të çojnë në shok dhe vdekje.

Pse shkaktohet pankreatiti akut?

Shkaqet më të zakonshme janë gurët në tëmth dhe përdorimi i alkoolit. Shkaqe të tjera janë barnat, ndërhyrjet kirurgjikale në bark, anomalite e pankreasit apo zorrëve dhe rralle infeksionet (p.sh. fruthi), bllokimi i kanaleve apo cikatriçet e pankreasit, kanceri apo infeksioni i pankreasit. Ndonjëherë shkaku mbetet i panjohur.

Cilat janë shenjat/simptomat e pankreatitit akut?

Simptoma e pare është zakonisht dhimbja në pjesën e sipërme të barkut, që mund të zgjasë disa ditë dhe është shpesh shumë e fortë. Ajo mund të përhapet në shpinë apo në gjoks. Dhimbja mund të jetë e menjëhershme, e fortë ose e lehtë, dhe mund të përkeqësohet gjatë ngrënies. Barku mund të jetë i fryre dhe i dhimbshëm në prekje. Simptoma të tjera janë të përzierat, të vjellat, temperatura e lartë dhe rrahjet e shpeshta të zemrës.


Si diagnostikohet pankreatiti akut?


Për të vënë diagnozen mjeku bazohet në ankesat dhe ekzaminimin fizik, analizat e gjakut dhe urinës, eko-ja dhe skaneri (CT) i barkut. Analizat e gjakut kërkohen për nivelin e amilazes dhe lipazës (enzima tretëse të prodhuara nga pankreasi), të cilat rriten kur pankreasi është i inflamuar. Gjithashtu mund të ndryshojë niveli në gjak i kalciumit, magneziumit, natriumit, kaliumit dhe bikarbonateve. Mund të rritet gjithashtu niveli i sheqerit dhe yndyrnave në gjak. Pasi pankreasi përmirësohet, niveli i tyre kthehet përsëri në normë.


Si trajtohet pankreatiti?


Trajtimi është zakonisht mbrojtës dhe kryhet në spital. Likidet intravenoze përdoren për rritjen e volumit të gjakut dhe zëvendësimin e kripërave si kaliumi dhe kalciumi. Nëse pacienti nuk mund të kontrolloje dot të vjellat, vendoset një tub nga hunda në stomak, për të hequr lëngjet dhe ajrin prej tij. Njerëzit me pankreatit mund të mos munden të hanë për 3 apo 4 ditë, por ju jepen likide intravenoze dhe qetësues dhimbjeje. Ata me pankreatit të rendë mund të marrin ushqyerje intravenoze për periudha më të gjata. Mund të nevojitet ndërhyrje kirurgjikale për infeksionet, cistet apo hemorragjinë. Kur shkaktar janë gurët e tëmthit mund të hiqet fshikëza e tëmthit dhe të bëhet kirurgji edhe e kanaleve të tëmthit pas qetësimit të pankreatitit.

Çfarë duhet bërë dhe çfarë jo për menaxhimin e pankreatitit akut?


Mbaj mend që pankreatiti mund të jetë kërcënues për jetën dhe ka nevoje për trajtim të menjëhershëm
Këshillohu me mjekun nëse ke dhimbje barku, villni gjak, apo keni problem me alkoolin, zverdhje/ikter (sy dhe lëkurë të zverdhur), temperature, rënie në peshë, krampe/ngërçe muskulore, apo konvulsione nga lenia e alkoolit.
Mos përdor pije alkoolike.
Përdorimi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë pankreatit. Kërkoni ndihme nëse nuk mund të lini përdorimin e alkoolit.