Pankreatiti kronik

Çfarë është Pankreatiti Kronik?

Pankreatiti është inflamacion (ënjtje) i pankreasit. Pankreasi është një gjëndër në bark, e rrethuar nga stomaku, zorrët dhe organe te tjera. Ai prodhon lende te quajtura lengje pankreatike (te cilat permbajne enzima tretëse) dhe hormonin e quajtur insuline. Keto enzima tretese derdhen ne zorren e holle.

Normalisht, enzimat tretese aktivizohen kur duhet te tresin ushqimet. Kur keto enzima behen active brenda pankreasit fillojne te "tresin" sulmojne pankreasin. Pankreatiti mund te jete akut ose kronik.

Shkaqet me te zakonshme jane guret ne temth dhe perdorimi i alkoolit. Shkaqe te tjera jane barnat, nderhyrjet kirurgjikale ne bark, anomalite e pankreasit apo zorreve dhe rralle infeksionet (psh fruthi), bllokimi i kanaleve apo cikatricet e pankreasit, kanceri apo infeksioni i pankreasit. Ndonjehere shkaku mbetet i panjohur.

Gurët e tëmthit dhe pankreatiti.

Gurët e tëmthit zakonisht mund te shkaktojnë pankreasit dhe kërkojnë heqje me kirurgji. Eko-ja abdominale, eko endoskopike (endosonografia) EUS dhe Tomografia aksiale e kompjuterizuar CAT(skaneri ) mund te zbulojnë gurët e tëmthit dhe mund te ndihmojnë ne shkallen e pankreatitit.
Pasi hiqen gurët e tëmthit inflamacioni largohet dhe pankreasi rikthehet ne normalitet.

Pankreatiti kronik

Ne qofte se demtimi i pankreasit vazhdon, mund te zhvillohet pankreatiti kronik. Pankreatiti kronik ndodh kur enzimat tretese "sulmojne" dhe shkaterrojne pankreasin dhe indet perreth duke shkaktuar fibriotizim, cikatrice dhe dhimbje.
Shkaku i shpeshte i pankreatitit kronik eshte abuzimi per vite me radhe me alkoolin. Por forma kronike gjithashtu mund te shkaktohet vetem nga sulm i pankreatitit akut, vecanerisht kur duktuset(kanalet)pankreatike jane te demtuara.

Demtimi i duktuse ben qe pankreasi te inflamohet, indet te demtohen dhe te krijohet ind cikatricial.

Shkaqet kryesore te pankreatiti kronik jane:
- Alkooli
- Bllokimi ose ngushtimi i duktuseve biliare(kanalet e temthit) prej traumave ose pseudokisteve
- Trashëgimia
- Shkakqe të panjohura (idiopatik)

Demtimet prej abuzimit nga alkooli mund te mos shfaqen per vite me rradhe deri ne momentin qe ndodh pankretiti akut. Rreth 70% e te rriturve  bejne pankreatit akut prej abuzimit me alkool. Eshte me i shpeshte  tek burrat se grate dhe mosha mesatarae kur ndodh eshte 30-40 vjec.
Pankreatiti (hereditar) i trasheguar zakonisht fillon qe ne femijeri dhe mund te mos diagnostikohet per vite me rradhe. Zakonisht njerezit me pankreatit te trasheguar kane shenjat tipike te cilat u shfaqen here pas here. Episode zgjasin 2 dite - 2 jave. Faktori percaktues per te diagnostikuar pankreatitin e trasheguar eshte prania e 2 ose me shume pjestareve te familjes me pankreatit  ne  me shume se nje gjenerate.

Shkaqe të tjera të pankreatit kronik janë:

- kongenitale (te lindura) sic eshte pankreasi i ndare
- fibroza cistike
- nivele te larta te calcium ne gjak(hiperkalcemia)
- nivelet e larta te yndyrnave ne gjak (hiperlipidemia or hipertrigliceridemia)
- disa medikamente
- situata te caktuara autoimune

Simptomat (shenjat)

Shume njerez me pankreatit akronik kane dhimbje barku e cila perkeqesohet nga e ngrena dhe e pirja, qe perhapet ne shpine.

Simptoma te tjera jane:
nause, te vjella, humbje ne peshe dhe fece te yndyrosura.

Personat me semundje kronike shpesh humbasin peshe edhe pse oreksi dhe menyra e te ushqyerit jane normale. Humbja ne peshe ndodh sepse trupi nuk prodhon mjaftueshem enzima pankreatike per te tretur ushqimet, keshtu qe vlerat ushqyese nuk perthithen normalisht. Ne qofte se qelizat insuline-prodhuese te pankreasit demtohen zhvillohet diabeti.

Diagnoza


Diagnoza mund te jete e vështirë, por teknikat reja ne mjekësi ndihmojnë shume. Testet laboratorike për funksionin e pankreasit i vijnë ne ndihme doktorit per nje diagnose sa me te sakte. Perdorimi i ekos abdominale, ekos endoskopike(endosonografia EUS), pankreatikolangiografise retrograde(ERCP), skanerit dhe gjithashtu ndihmojne shume ne vendosjen e diagnoses.

Disa probleme perfishijne kalcifikimin e pankreasit qe eshte forcimi i indeve si rezultat i depozitimit te kriprave te patretshme te kalciumit. Ne stadet me te avancuara te semundjes doktori mund te kerkoje nje sere analizash urine, gjaku dhe fecesh te cilat e ndihmojne ne diagnostikim dhe ne ndjekjen e ecurise se semundjes.


Trajtimi

Lehtesimi i te semurit nga dhimbjet eshte hapi i pare i trajtimit te pankreatiti kronik. Hapi tjeter eshte hartimi i nje diete te pasur me karbohidrate dhe e varfer me yndyrna. Pershkruhen enzima tretese te cilat merren gjate vakteve te cilat zevendesojne ato qe pankreasi nuk i prodhon dot vete. Gjithashtu enzimat ndihmojne ne tretjen dhe perthithjen e ushimeve dhe si rezultat rifitimin e peshes per pacientet.
Ndonjehere eshte e nevojshme qe te merret dhe insuline per te rregulluar nivelet e glukozes ne gjak. Ne disa raste eshte e nevojshem kirurgjia per lehtesimin e dhimbjeve. Eshte e rendesishme qe pacientet me kriza te lehta dhe moderuara te ndalojne konsumimin e alkoolit, te ndjekin rregullat e dietes qe u eshte pershkruar dhe te marrin rregullt mjekimet.

Pankreatiti tek fëmijët

Pankreatiti kronik tek femijet eshte i rralle. Traumat e pankreasit dhe pankreatiti i trasheguar jane dy shkaqet e njohura qe shaktojne pankreatiti ne femijeri. Femijet me fibroze kistike te perparuar me mosfunksionim te mushkerive mundet gjithashtu te bejne pankreatit. Ne te shumten e rasteve shkaku i pankreatitit tek femijet eshte i panjohur.