Polipet e zorrës

Çfarë janë polipet e zorrës?

Polipi është një ind shtese që rritet brenda trupit tuaj. Polipet e zorrës rriten në zorrën e trashë, i cili është pjesa e fundit e traktit tretës.

Janë të rrezikshëm polipet?

Shume polipe nuk janë të rrezikshëm. Shumica e tyre janë beninj që do të thotë jo kancer. Por me kalimin e kohës disa lloje polipesh mund të kthehen në kancer. Zakonisht polipet që janë më të vegjël se një kokërr bizeleje janë të parrezikshëm. Polipet më të mëdhenj se një kokërr bizeleje mundet që në një të ardhme të kthehen në kancer ose janë kancer që në fillim. Për të qene të sigurt doktori i heq dhe vlerëson natyrën e tyre.

Kush mund të ketë polipe?

Çdokush mund të ketë polipe por disa persona janë më të predispozuar se të tjerët. Ju mund të keni shanse të shumtë për të pasur polipe në qoftë se:
* ju jeni mbi 50vjec,me rritjen e moshës rritet risku për të pasur polipe.
* keni pasur më parë polipe.
* ndonjë nga pjesëtaret e familjes ka pasur polipe.
* ndonjë pjesëtar i familjes suaj ka pasur kancer të zorrës së trashe.
Gjithashtu ju jeni të predispozuar për pasur polipe në qofte se:
* Hani shume ushqime të yndyrshme
* pini duhan
* konsumoni alkool
* nuk bëni ushtrime fizike
* jeni shumë mbi peshë

Cilat janë Simptomat(shenjat)

Shumë polipe të zorrës nuk shfaqin shenja. Ato që shfaqin shenja paraqiten me :
1. Hemorragjia e cila është 2 lloje:a. okulte (e fshehtë) e cila identifikohet me një analize të quajtur fece gjak okult
b. e dukshme (jashtëqitje me gjak te freskët ose me ngjyre te zezë).
2.Anemia me mungese të hekurit .
3.Polipet shpesh janë burimi i çrregullimeve dhe dhimbjeve të zorrës.
4.Disa polipe rektale shkaktojnë defekim (jashtëqitje) me jargë.
5.Jane një grup pacientesh pa ankesa të cilët kane një risk te larte për kancer të zorrës ku bëjnë pjesë:a. Paciente me histori familjare për polipe dhe kancer të zorrës
b. Paciente me kolit ulceroz
c. Pacientet me sindromin polipoze të zorrës.

Si i diagnostikon doktori polipet?

Për të gjetur polipet doktori mund të përdori këto teste:
Ekzaminimin digjital rectal( me gisht) pasi doktori ka veshur doreze dhe ka e lubrifikuar me xhel ekzaminon rektumin me gisht për të parë problemet rreth anusit . Ky lloj ekzaminimi mund të gjejë polipe në rectum, kështu që doktorit do ti duhet të beje një nga ekzaminimet e mëposhtme.
Skopi me kontrast bariumi. Pasi mbushet rektumi me kontrast bëhen grafi me rreze X. Kontrasti ka ngjyrë të bardhë ndërsa polipet janë të erret dhe lehtësisht të dukshëm kur janë të pranishëm.
Sigmoidoskopi. Me këtë test doktori shikon në brendësi të zorrës dhe ekzaminohet vetëm gjysma e poshtme e zorrës së trashë.
Kolonosopi. Ky test është i njëjte me sigmoidoskopine por ekzaminohet krejt zorra e trashe dhe pacienti është i sedatuar (qetësuar me gjumëdhënës)

Ku duhet te testoheni për polipe?

Fol me doktorin tuaj për tu testuar për polipe në qofte se :
* ju keni shenjat e përmendura më lart
* jeni mbi 50 vjeç
* ndonjë familjar i juaj ka pasur polip apo kancer të zorrës së trashë

Si trajtohen polipet?

Doktori do duhet ti heqë ato. Shpesh doktori i heq ato gjatë ekzaminimit të kolonoskopise .
Ne qofte se ju keni polipe doktori do t'ju kërkoje që të ekzaminoheni rregullisht në të ardhmen.

Si mund te parandalohen bërja e polipeve?

Doktoret nuk e dinë ndonjë menyre me saktesi per parandalimin e tyre . Por ju mund te ulni riskun ne qofte se:
- te konsumoni me shume fruta dhe perime dhe pak ushqime me indyrna shtazore
- mos pini duhan
- shmangni alkoolin
- bëni ushtrime fizike çdo ditë
- humbini ne peshe ne qofte se ju jeni mbi peshe
Konsumimi i ushqimeve te pasura ne kalcium si p.sh; qumështi, djathi, brokoli, reduktojnë riskun për tu krijuar polipet.
Disa ushqime që janë të pasure me folate janë spinaqi fasulet ,etj.
Disa mjeke mendojnë se përdorimi i aspirinës ndihmon në parandalimin e polipeve. Studimet janë vërtetim të këtij fakti.

Pika për tu rikujtuar.

Polipe është një rritje anormale e indeve, dhe shumica e tyre janë të pa dëmshme.
Shenjat mund të përfshijnë konstipacioni ose diarre për më shumë se një jave, ose gjak në veshjet tuaja të brendshme, në letrën e tualetit dhe në WC.
Disa polipe nuk shkaktojnë shenja.
Doktori i heq të gjitha polipet dhe i ekzaminon ato për kancer .
Flisni me doktorin tuaj për tu testuar në qoftë se ju :
- Keni ndonjë nga shenjat e lartëpermendura
- Jeni mbi 50-vjec
- Ndonjë në familjen tuaj ka pasur polipe apo kancer të zorrës.
Kolonskopia është mënyra më e sigurte dhe e saktë e testimit për polipe të zorrës.
Doktori do te duhet ti heqë ato. Shpesh doktori i heq ato gjatë ekzaminimit të kolonoskopisë .
Në qoftë se ju keni polipe doktori do t'ju kërkoje që të ekzaminoheni rregullisht në të ardhmen.

Menaxhimi i polipeve të zorrës

Shumë polipe mund të hiqen gjatë kolonoskopise duke perdorur elektrokauter. Polipi kapet me një lak, keputet pastaj ndalohet hemoragjia me elektrokauter(me nxehje). Per te minimizuar riskun per malinjitet ne te ardhmen behet heqie totale e polipit.
Polipet me pedunkul jane shume te lehte per tu kapur me lak dhe heqien totale te tyre.
Polipet sesil me te medhenj se 2cm pasi hiqen dhe ekzaminohen histologjikisht (biposi) rekomandohet rikontrolli me endoskopi brenda 3-6 muajsh per te konfirmuar heqien totale .
Heqja endoskopike e polipve eshte trajtimi perfundimtar per pacientet me polipe adenomatoze beninje.

Kujdesi pas heqjes së polipit

Kujdesi pas heqjes se polipeve konsiston ne kontrollet periodike. Dhe kjo është në varësi të llojit të polipit që është konstatuar histologjikisht.

Komplikacionet pas heqjes se polipeve

Komplikacioni më i shpeshte i heqjeve endoskopike të polipeve është hemorragjia e cila ndodh në 1-2 % të rasteve. Komplikacionet e tjera përfshijnë : perforacione te zorrës(çarje),djegie të mukozës gjatë ndalimit te hemorragjisë situata të cilat janë të trajtueshme dhe pa komplikacione të mëdha për pacientin. I vetmi komplikacion i cili mund të kërkoje kirurgji është peritonitis ose hemorragjia e madhe , të cilat ndodhin shumë rrallë.

Përfitimet nga heqja endoskopike

Të mirat e kësaj procedura janë të mëdha në interes të pacientit.
Eshte nje procedure me kosto jo te larte qe tolerohet mire nga pacienti dhe nuk kërkon hospitalizim.
Duke bërë heqjen endoskopike të polipeve pacienti ka mënjanuar një kirurgji të hapur e cila mbart rrisqet dhe komplikacionet e veta.
Dhe ajo që është më e rëndësishme pacienti nuk pëson trauma psikologjike për shkak të invalidizimit që mund të ndodhi nga kirurgjia