Ulçerat

Ulcerat gastrike dhe duodenale janë relativisht të shpeshta në subjektet klinike. Për momentin metoda më e mirë e diagnostikimit të tyre është videoendoskopia e traktit të sipërm tretës (gastroskopia). Doktori lehtësisht kalon gastroskopin,(një tub i holle i cili ne maje ka një kamer), nëpërmjet gojës në brendësi te stomakut për të parë mukozën e tij.
Simptomat mund të jene të shumëllojshme, ato ndryshojnë nga njeri pacient tek tjetri, siç mund të jetë një ulcer që zhvillohet pa shkaktuar dhimbje ose në të kundërt dhimbjet mund të jenë aq shume të forta sa mund prishin gjumin .

Diagnozat të tjera diferenciale nga ulcerat janë: probleme të paretit abdominal, gastritet, sëmundje e rrugëve biliare (tëmthit), pankreatitet (infeksion i pankreasit).

Është e rëndësishme të theksohet se janë disa njerëz te keqkuptuar me këtë diagnoze. Nuk do te thotë që edhe pse jeni diagnostikuar njëherë me ulcer do ta keni atë gjithë jetën. Është e rëndësishme të ritheksohet që në ditët e sotme ulcerat janë totalisht të kurueshme.

Ulcerat, si gastrike dhe duodenale janë të kurueshme por duke marre një mjekim të përshtatshëm për një muaj ose në vazhdimësi.

Komplikacionet më të shpeshta të ulcerave janë hemorragjia dhe perforacioni(plasja e stomakut) te cilat mund te vene seriozisht ne rrezik jetën e pacientit. Në qoftë se pas një muaji mjekimi simptomat presistojne(vazhdojnë) do të thotë që ulcera mund të jete malinje(kancer)

Shih videot e disa ulcerave të diagnostuar në kliniken tonë.

ENDOSKOPIA ofron një metodë të ndjeshme, specifike dhe të sigurt diagnostikimi të ulcerave peptike dhe vlerësimit të tyre me biopsi. Përcaktimi i ndjeshmërisë së endoskopisë varet nga standardi i përdoruar për krahasim.

HELICOBACTER PYLORI ka një lidhje shumë të ngushtë ndërmjet infeksion nga H.pylori dhe zhvillimit te ulcerave peptike (Ulcerat peptike ndryshuan dramatikisht me 1980 kur u raportuan lidhjet midis infeksionit nga h.pylori dhe ulcerave sidomos atyre duodenale).

Fillimisht ky raportim u prit me shume skepticizëm por tani ajo është mese e vërtetuar. Tashme testi i H.pylori kryhet tek të gjithë pacientet e diagnostikuar me ulcera peptike ose tek ato që kanë një histori me ulcer. Për disa pacient duhet të konsiderohet sëmundja ulceroze si komplikacion prej një infeksioni bakterial kronik që është e trajtueshme dhe e shërueshme.


Këto janë katër komplikacione të ulcerave peptike:


Hemoragjia: hemoragjia e traktit të sipërm digjestiv (nga stomaku) si pasoje e një ulcere peptike është një nga shkaqet më të shpeshta që rezulton me një shkallë të lartë mortaliteti(vdekshmërie)
Shenjat me te shpeshta te kësaj lloje hemorragjie janë hematemesis (të vjella me gjak të pastër ose të vjella më përmbajtje hemorragjike në ngjyre kafe të errët) melena( jashtëqitje me ngjyre të zezë), Hematochesia zakonisht shenjë e hemorragjisë së traktit të poshtëm digjestiv (nga zorra) gjithashtu mund te jete e pranishme dhe ne hemorragjite e medha nga stomaku. Lavazhi me nje sonde nazogastrike, nga e cila del gjak i pastër ose kafe e errëtka pushuar ose është përtej pylorit të mbyllur.
Shumë pacientë me hemorragji nga ulcerat peptike mund të trajton me perfusione I/v ose transfusion gjaku, terapi medikamentoze dhe me ndalim të hemorragjisë endoskopikisht, në qoftë së është e nevojshme. Vdekshmëria prej hemorragjive nga ulcerat peptike nuk ka ndryshuar në këto vite ajo ka mbetur 7-10% pavarësisht përparimeve të metodave të trajtimit dhe diagnostikimit të pacientëve. Ato që kane hemorragji aktive nga ulcerat mund t'iu behet skleroterapi, ndalimi i hemorragjisë endoskopikisht me një age dhe sol adrenaline, ose ndalimi i hemorragjisë termikisht (koagulim me temperature te larte).

Perforacioni: Ulcerat Duodenale antrale dhe të corpus ventriculi shkaktojnë respektivisht 60,20,20% te perforacioneve (plasjes) prej ulcerat peptike. 1/3 soe e ½ e perforacioneve të ulcerave janë të lidhura me përdorimin e inflamatoreve jo steroide(NSAIDs) si: ibubrofeni ,naproxeni etj. Kjo më shpesh tek pacientët e moshuar.

Penetrimi: Ulcerat penetrante i referohen ulcerave të cilat depërtojnë nëpër murin e zorrës pa shkaktuar çarje ose rrjedhje të përmbajtjeve luminale në kavitetin peritoneal(hapësirën e barkut).Sipas ndërhyrjeve kirurgjikale penetrimi ndodh në 20% te ulcerave por vetem një pjese e vogël të tyre bëhen klinikisht të dukshme(nuk japin shenja) Vendet ku ndodhë më shpesh penetrimi janë në rënd zbritës si me poshtë: pancreas, omentumi gastro-hepatik, në rruget bilare, hepar(melci), omentumin e madh, colonin e mesëm, colon, dhe në strukturat vaskulare.

Ulcerat antrale dhe duodenale mund të penetrojnë në pancreas. Gjithashtu ulcerat pylorike dheprepylorike mund të penetrojnë në duoden duke shkaktuar fistula gastro-duodenale të dukshme si Pylor i dyfishtë. Historia e ulceres penetrante kerkon vemendje te veçantë , ndryshimet në simptoma tregojnë përfshirjen e strukturave ngjitur.
Ndryshimi i simptomave mund të ndodhi gradualisht ose e menjëhershme shpesh shoqërohet me humbje të shfaqjes së dhimbjes lidhur me të ngrënin, dhe ulje te aciditetit. Dhimbja tipike bëhet më e fortë , më e zgjatur në kohë dhe më e shpeshtë në pjesën e poshtme te kraharorit dhe ne pjesën lumbare(mesin). Një hiperamilazemi e lehtë mund të shoqërohet me penetrim të ulcerave të paretit posterior të duodenit por klinikisht pankreatiti( infeksion i pankreasit) është e rrallë.
Penetrimi mund të shoqërohet me një sërë grup komplikacionesh të rralla si abces visceral(I dukshëm në skaner ose echografi), erozione(gërryerje) në brendësi të strukturave vaskulare që shkaktojnë hemorragji. Komplikacione të rrugëve biliare edhe pse të rralla përfshijnë erozione të pemës biliare të shoqëruara me fistula koledoko-duodenale,ekstra hepatiko obstruksione ose hematobilia.
Fistulizimi në duktusin pankreatik gjithashtu është vënë re në ulceart penetrante duodenale, fistula gjithashtu janë vënë re në ulcera ne curvature major në veçanti ulcerat margjinale. Karakteristikë tipike e këtij komplikimi janë dhimbjet, humbje në peshë, diarreja (heqja bark), ndërsa të vjellat e shpeshta janë më të rralla por janë simptoma të rëndësishme diagnostikimi. Fistula colo-duodenale gjithashtu mund të ndodhë.

Nuk ka studime rigoroze për të drejtuar menaxhimin e pacienteve me ulcera penetrante.

Obstruksioni: Ky komplikacion është më i rralle. Shume raste janë të lidhura me ulcera duodenale ose të kanalit pylorik. Me ulcera gastrike numërohen vetëm 5% te rasteve.