Stafi
Tel.: +355 4 23 60 067 (8:30 - 16:00)
Cel.: +355 69 60 15 018
contact@altincekodhima.com
Lini Takim

Stafi ynë, me një pervojë 18 vjeçare në një praktike private mjekësore, duke punuar me cilësi e përkushtim, është i dedikuar maksimalisht në përkujdesjen për shëndetin e pacienteve. Komentet dhe sugjerimet e pacienteve reflektohen edhe ne ndryshimet që ne bëjmë në kabinetet tona.
Ne ofrojmë:
- Eko abdominale, për mëlçinë, Temthin, Pankreasin, Shpretken etj.
- Endosonografi (EUS), për pankreasin. Rruget e Tëmthit, Stomakun, Ezofagun etj
- ERCP
- Ekzaminime depistimi për kancerin e zorrës së trashë,
- Endoskopi së traktit të sipërm tretës (video-gastroskopi),
- Endoskopi të zorrës së trashë (video-kolonoskopi),
- Procedura terapeutike për ndërprerjen e hemorragjive nga stomaku apo zorra e trashë,
- Procedura terapeutike për heqjen e polipeve dhe dërgimin e tyre për ekzaminim histiopatologjik.
- Heqjen e trupave të huaj nga ezofagu, stomaku apo zorra e trashë.
Procedurat kryhen në kabinetin tonë nga një staf i kualifikuar dhe i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Urdhri i Mjekut dhe i Infermierit të Shqipërisë.

Rehatia e pacientit është siguruar në dhomat e ekzaminimit dhe mjediset e observimit pas trajtimit, për aq kohe sa të jete e nevojshme. Stafi është i përbërë nga njerëz të kujdesshëm, te trajnuar shumë mirë dhe shumë të shoqërueshëm. Çdo koment apo sugjerim i juaj adresohet në moment dhe ekzaminimi bëhet një eksperiencë interaktive ndërkohe që edhe përmirësimet marrin jete.
Ekzaminimi i kryer i jepet pacientit i kompjuterizuar (Në gjuhen Shqipe, Angleze apo Italiane) si edhe përshkrimi dhe filmimi i plote i jepet në CD, të cilën mund ta konsultoje edhe në çdo vend tjetër brenda e jashtë Shqipërisë.
Kontaktoni:
Tel.: +355 4 23 60 067 (8:30 - 16:00)
Cel.: +355 69 60 15 018
Email: contact@altincekodhima.com