Sëmundja Celiake

Çfarë është sëmundja celiake?

Sëmundja e celiakisë është sëmundje digjestive e cila dëmton zorrët e holla dhe ndërhyn në thithjen e lëndëve ushqyese nga ushqimi. Njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiake nuk mund të tolerojnë një proteinë të quajtur "gluten" e cila gjendet në grurë, thekër dhe elb. Gluteni mund të gjendet në shumë ushqime por gjithashtu mund të gjendet në produkte ushqimore që ne përdorim çdo ditë si dhe në ilaçet dhe vitaminat.

Kur njerëzit me sëmundje celiake konsumojnë produkte që përmbajnë gluten, sistemi i tyre imunitar përgjigjet duke dëmtuar zorrët e holla. Ngritjet e vogla në formë gishti të mukozës së zorrës dëmtohen ose shkatërrohen. Këto ngritje, të quajtura "vile", normalisht përthithin lëndet ushqyese dhe i kalojnë ato në qarkullimin e gjakut. Pa këto vile të shëndetshme personi bëhet i kequshqyer pavarësisht sasisë së ushqimit që ha.

Meqenëse ky dëmtm shkaktohet nga sistemi imunitar i trupit tonë, sëmundja e celiakisë klasifikohet si sëmundje imunitare. Megjithatë, ajo konsiderohet si sëmundje e keqpërthithjes sepse lëndet ushqyese nuk përthithen. Sëmundja celiake gjithashtu njihet si sprue celiake ose sprue jotropikale, enteropati nga ndjeshmëria ndaj glutenit.
Sëmundja celiake është gjenetike, që do të thotë trashëgohet nga familjarët. Ndonjëherë sëmundja nxitet apo bëhet aktive për herë të parë pas një operacioni, shtatëzënie, lindjeje, infeksioni viral apo situatash emocionale të forta që shkaktojnë stres.

Cilat janë shenjat e sëmundjes celiake?

Sëmundja celiake i prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Shenjat mund të jenë në sistemin tretës ose në pjesë të tjera të trupit. Për shembull: një person mund të ketë diarre dhe dhimbje barku ndërsa një tjetër mund të jetë i irrituar dhe depresiv. Në fakt irritimi është një ndër shenjat e shpeshta që shfaqet tek fëmijët.

Sëmundja celiake mund të shfaqë një ose më shumë nga shenjat e renditura më poshtë:
- gazra të shtuar;
- fryrje dhe dhimbje barku të shpeshta;
- diarre (barke-qitje) kronike;
- konstipacion (kapsllëk);
- jashtëqitje me ngjyrë te zbehtë dhe erë shumë të rëndë;
- rënie në peshë;
- lodhje
- anemi e pashpjeguar (numri i ulët i rruazave të kuqe të gjakut, gjë që shkakton lodhjen);
- dhimbje kockash ose të artikulacioneve;
- osteoporozë, osteopeni;
- ndryshime në sjellje;
- mpirje ose ndjesi shpimi në këmbë (prej dëmtimit të nervave);
- ngërçe muskulore;
- konvulzione (të dridhura të forta);
- mungesë të menstruacioneve (për shkak të humbjes në peshë);
- infertilitet (mungesë pjellorie), aborte të përsëritura;
- vonesë në rritje;
- mungesë zhvillimi foshnjor;
- plagë të zbehta në brendësi të gojës të quajtura ulçera aftoze;
- çngjyrosje të dhëmbëve ose humbje të zmaltit;
- kruarje të lëkurës së skuqur e quajtur dermatitis herpitiform.

Personi me sëmundje celiake mund të mos ketë asnjë shenjë. Njerëzit pa shenja gjithashtu janë të rrezikuar për komplikacionet e sëmundjes duke përfshirë dhe kequshqyerjen. Sa më vonë të diagnostikohet përsoni me sëmundje celiake, aq më shumë mundësi ka të përparojë kequshqyerja dhe komplikacionet që ajo mbart.

Anemia, vonesa në rritje, dhe humbja në peshë janë shenjat e kequshqyerjes, për shkak se trupi nuk merr mjaftueshëm vlerat ushqyese.

Kequshqyerja është një problem serioz për fëmijët sepse ata kanë nevojë për ushqyerje sa më të mirë për tu rritur dhe për tu zhvilluar normalisht.


Pse janë kaq të shumëllojshme shenjat e sëmundjes celiake?

Studiuesit janë duke kërkuar arsyet pse sëmundja celiake i prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Disa njerëz kanë shenja të cilat janë më tipike për fëmijët, të tjerë ato që janë tipike për të rriturit.

Disa njerëz me sëmundjen celiake mund të mos kenë shenja ndërkohë që disa të tjerë nuk e dinë që shqetësimet e tyre janë prej saj.

Pjesa e padëmtuar e zorrës së hollë nuk është e aftë të përthithë mjaftueshëm lëndë ushqyese për të parandaluar shenjat.

Kohëzgjtja e ushqyrjes me gji të fëmijës, mosha kur fillon të konsumohen ushqime me përmbajtje gluteni dhe sasia e glutenit në këto produkte, janë tre faktorët që luajnë rol në kohën dhe mënyrën se si shfaqet sëmundja.

Studimet kanë treguar, për shembull, se sa më gjatë të ushqehet një fëmijë me gji aq më vonë i shfaqet sëmundja dhe më të rralla janë shenjat.

Si diagnostikohet sëmundja celiake?

Për të dalluar sëmundjen celiake është shumë e vështirë sepse shenjat e saj janë të ngjashme me probleme të tjera të traktit tretës. Në fakt shpeshherë sëmundja celiake ngatërrohet me sindromin e zorrës së irritueshme, aneminë me mungesë hekuri nga menstruacionet e zgjatura, sëmundjen Crohn, divertikulitis, infeksionet intenstinale dhe sindromin e lodhjes kronike. Kështu që sëmundja celiake shpesh është e keqdiagnostikuar ose mbetet e padiagnostikuar.

Kohët e fundit, studiuesit kanë zbuluar se personat me sëmundje celiake kanë nivele më të lartë se norma të disa auto-antitrupave në trupin e tyre.

Antitrupat janë proteina mbrojtëse të prodhuara nga sistemi imunitar në përgjigje të substancave që trupi i percepton kërcënuese. Antitrupat janë proteina që reagojnë kundër molekulave të vetë trupit apo indeve.

Për të diagnostikuar sëmundjen celiake mjekët zakonisht kërkojnë këto analiza të gjakut për të matur nivelin e këtyre antitrupave:
- Imunoglobulina A (IgA)
- anti-ind transglutaminasa (tTGA)
- IgA anti-endomisium antitrupa (AEA)

Përpara se të kryhen këto teste, duhet përdorur një dietë normale me ushqime që përmbajnë gluten si psh ; buka e bardhë, makaronat. Në qoftë se ndërpritet kjo dietë normale përpara se të bëhen testimet, rezultatet mund të jenë negative për sëmundjen celiake edhe kur ajo në fakt është prezente.

Në qoftë se testet dhe shenjat sugjerojnë për sëmundje celiake doktori mund të marrë material për biopsi në zorrë të hollë. Ketë doktori e realizon me anë te endoskopisë (gastro-duodeno-skopia) ku merret materiali dhe vlerësohet në laborator me ngjyrime të veçanta për të parë dëmtime të vileve.

Depistimi

Ekzaminimet depistuese për sëmundjen celiake përfshijnë testet për praninë e antitrupave në gjak në personat pa shenja.

Testimet për sëmundje celiake tek fëmijët më të vegjël se 5-vjeç mund të mos jenë të besueshme.

Megjithatë meqenëse sëmundja celiake është e trashëgueshme, pjesëtaret e familjes, në veçanti brezi i parë që do të thotë prindër, fëmijë ose fëmijët e personave që janë diagnostikuar me sëmundje celiake, mund të bëjnë ekzaminimet depistuese. Statistikat tregojnë se 5-15% të personave të cilët kanë të afërm me sëmundjen celiake, mund të jenë të prekur nga kjo sëmundje.

Personat me diabet të tipit A gjithashtu mund të bëjnë biopsi për sëmundjen celiake.

5-10% të personave me sindromin down rezultojnë pozitiv për sëmundjen celiake.

Cili është trajtimi?

I vetmi trajtim për sëmundjen celiake është ndjekja e një diete pa gluten. Kur një pacient diagnostikohet me sëmundje celiake doktori i rekomandon të konsultohet me një dietolog që të hartoje një dietë pa gluten. Dietologu është profesionist i kujdesit shëndetësor i specializuar në ushqime dhe të ushqyerit. Një person me sëmundje celiake duhet të dijë cilat janë ushqimet që përmbajnë gluten dhe të evitoje konsumimin e tyre.

Për shumë njerëz, ndjekja e kësaj diete ndalon shenjat, riparimin e dëmtimeve në zorrë dhe parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme. Tek fëmijët dhe moshat e reja, zorra e hollë shërohet brenda 3-6 muajsh dhe në moshat madhore për dy vjet. Në këtë rast, shërim do të thotë që vilet janë në gjëndje të përthithin lëndët ushqyese dhe t’i kalojnë në qarkullimin e gjakut.

Si rregull për të qenë mirë, njerëzit me sëmundje celiake duhet të evitojnë ushqimet me gluten gjatë gjithë jetës së tyre. Përdorimi i glutenit, qoftë dhe në sasi të vogla, mund të dëmtojë zorrën e hollë. Dëmtimet mund të ndodhin tek të gjithë personat me sëmundjen celiake, edhe tek ata që nuk kanë shenja të dukshme. Në varësi të moshës kur diagnostikohen, disa probleme mund të mos zhvillohen si p.sh. vonesa në rritje dhe çngjyrosja e dhëmbëve.

Disa njerëz nuk tregojnë përmirësim edhe pse heqin glutenin nga dieta e tyre. Kjo situatë quhet sëmundje celiake që nuk reagon. Arsyeja më e shpeshtë për mosreagim është sasia sado e vogël e glutenit në dietë kështu që këshillimi me një dietolog është shumë efektiv.

Dëmtimet e zorrës mund të vazhdojnë rrallë pavarësisht se ndiqet një dietë strikte pa gluten. Njerëzit në ketë situatë kanë dëmtime të rënda në zorrë të cilat nuk mund të shërohen. Për shkak se zorra e tyre nuk po përthith mjaftueshëm lëndë ushqyese ato mund të kenë nevojë ti marrin këto lendë nga jashtë, në rrugë venoze. Këta njerëz duhet të vlerësohen për komplikacione të mundshme.

Dieta pa gluten.

Dietë pa gluten do të thotë mos të konsumohen ushqime që e përmbajnë atë, si grurë, thekër dhe elb. Me fjalë të tjera, persona me celiaki nuk mund të konsumojnë grurë, makarona, drithëra dhe disa ushqime të përpunuara. Pavarësisht këtyre kufizimeve pacientët mund të kenë një dietë të ekuilibruar pa ushqime me përmbajtje gluteni, ata mund të përdorin patate, oriz, sojë, miell fasuleje në vend të atij prej gruri. Ata mund të përdorin bukë pa gluten. Në ditët e sotme numri i dyqaneve me ushqim pa gluten është në rritje duke u ardhur në ndihmë personave që vuajnë nga sëmundja celiake.

Kontrolli i etiketave për ushqime "pa gluten" është i rëndësishëm. Burimet e fshehta të glutenit janë përbërësit shtesë si p.sh, në ushqimet e përpunuara me niseshte. Gruri gjithashtu përdoret për të rritur cilësinë e produkteve.

"Bazat" si mishi, peshku, orizi, frutat dhe perimet nuk përmbajnë gluten, kështu që personat me sëmundjen celiake mund t’i përdorin ato gjerësisht. Rekomandimi që personat me celiake të mos përdorin tërshërë është paksa i diskutueshëm sepse disa persona me këtë sëmundje e kanë toleruar shumë mirë konsumimin e saj pa pasur shenja. Shkencëtarët po studiojnë se si personat me celiaki mund të tolerojnë konsumimin e tërshërës.

Dieta pa gluten është një sfidë e vërtetë. Kjo kërkon një mënyrë krejtësisht të re të të ushqyerit që ndikon në mënyrën e jetesës për të gjithë jetën. Njerëzit me sëmundje celiake duhet të jenë shumë të kujdesshëm se çfarë blejnë për të ngrënë gjatë orëve të punës, gjatë shkollës, çfarë blejnë në dyqanin e drithërave, çfarë porosisin në restorant. Në qoftë se një person me sëmundje celiake dyshon për menynë ai mund të konsultohet me kamarierin për përbërësit e ushqimeve ose të pyesë në qoftë se ofrohet menyja pa gluten.

Gluteni gjithashtu është i pranishëm në disa ilaçe. Duhet të konsultoheni me farmacistin që të informoheni nëse ilaçet që ju janë rekomanduar nga mjeku përmbajnë gluten. Meqenëse gluteni ka nisur të përdoret si shtesë në disa produkte është shumë e rëndësishme të lexoni etiketat.

Dietë pa gluten: disa shembuj

Në vitin 2006 Shoqata Amerikane Dietike publikoi disa rekomandime për një dietë pa gluten. Më poshtë do t'ju tregojmë një listë të rekomandimeve. Kjo listë nuk është e plotë, kështu që personat me sëmundjen celiake mund të diskutojnë për zgjedhjet e ushqimeve pa gluten me dietologun. Personat me sëmundje celiake duhet të lexojnë gjithmonë listën e përbërësve të produkteve që konsumojnë.

Ushqimet që lejohen

Amaranth , Arrowroot, Cassava ,Tapioca (lloje zhardhokësh që janë të rralla në Shqipëri)
Buckwheat(kokrrat e një bime si hithra)
misër Bishtajoret (barbunja, bathë, bizele)
Fije liri fara
Meli Arra
Patate Soja
Melekuqe Oriz i egër
Yucca( bime barishtore)

Ushqimet që nuk lejohen

Gruri
* Ku përfshihen, niseshte gruri, krunde gruri, embrion gruri, grurë i plasaritur, proteine të hidrolizuara gruri
Elb
Thekër
Triticale (përzierje midis thekrës dhe elbit)
Produkte të tjera gruri
niseshte
Gruri i bardhë
Ushqime të përpunuar që përmbajnë grurë, thekre, elb
Koncentrate që përdoren për gatim kryesisht të supave
Orizi kaf
Të gjitha llojet e patatinave
ëmbëlsirat
sallami, salsiçe, hot dog
vaferat
Salce me lëng mishi
Peshk i imituar
Biskota me drithëra
Oriz i përzier
Gjel deti
suprat
Salce soje
Perime me salcë

Cilat janë komplikacionet e sëmundjes celiake?

- Dëmtimet e zorrës së hollë çojnë në shfaqen e problemeve në përthithje dhe si rezultat pacientët rrezikohen prej komplikacioneve që ajo mbart si: anemi, kequshqyerje, probleme dhe sëmundje të tjera serioze.
- Limfoma dhe adenokarcinoma janë dy lloje kanceresh të cilët mund të zhvillohen në zorrë.
- Osteoporoza është një situatë ku kockat dobësohen, dobësohen deri në thyerje. Kjo vjen si shkak i mosthithjes së mjaftueshme të kalçiumit.
- Abortet dhe malformacionet kongjenitale të bebes si rezultat i defekteve në tubin neural, janë risqet që mund të ketë një grua shtatzëne me sëmundje celiake të pamjekuar.

Shtatshkurtërsi konsiderohet kur gjatësia është nën mesataren e zakonshme. Shtatshkurtësia është rezultat i mosthithjes në mënyrë të mjaftueshme e ushqyesve në moshën e fëmijërisë, pamjaftueshmëri e cila në ketë moshë është kritike. Ne qoftë se sëmundja kapet dhe trajtohet përpara se fëmijët të rriten parandalon shtatshkurtësinë.

Sa e shpeshtë është sëmundja celiake?

Prevalenca e sëmundjes është e ndryshme, për shembull në Itali 1 në 250 njerëz vuan nga sëmundja celiake, në Irlandë 1 në 300. Studimet e fundit kanë treguar se sëmundja mund të jetë më e shpeshtë ne Afrikë, Amerikën e jugut dhe Azi.

Për Shqipërinë, nuk ka të dhëna.

Sëmundja celiake mund të mbetet e padiagnostikuar për disa shkaqe:
- Shenjat e sëmundjes celiake mund të merren si shenjat e një problemi tjetër shëndetësor
- Shumë doktorë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor nuk kanë njohuritë e duhura rreth sëmundjes.
- Vetëm një pjesë e vogël e laboratorëve janë të specializuar për testet e sëmundjes celiake.

Sëmundje të tjera të lidhura me sëmundjen celiake

Njerëzit me sëmundjen celiake kanë tendencën për të pasur sëmundje të tjera autoimune. Lidhja midis sëmundjes celiake dhe sëmundjeve të tjera mund të jetë gjenetike. Këto sëmundje përfshijnë:
- Sëmundjet e tiroides
- Lupus eritematoz
- diabeti tipi A
- sëmundje të mëlçisë
- Sëmundja e kolagjenit vaskular
- Artriti remautoid
- Sjögren's sindrom (dëmtim i gjëndrave me sekretim te jashtëm qe prodhojnë lotët dhe pështymen)

Dermatiti Herpetiform

Dermatiti herpetiform është një shfaqje e ashpër në lëkurë me skuqje dhe kruarje nga sëmundja celiake. Skuqja më tepër shfaqet në bërryla, gjunjë dhe të ndenjurat. Vetëm 20% e të sëmurëve me celiake mund të shfaqë dermatit hepitiform.

Për të konfirmuar diagnozën e dermatitit herpitiform, është e nevojshme të bëhet analiza e gjakut për auto antitrupat në lidhje me sëmundjen celiake dhe biopsinë e lëkurës. Në qoftë se testet laboratorike dhe biopsia e lëkurës janë pozitive për dermatitin heptifomr tipik nuk është e nevojshme biopsi e zorrës. Te dyja, si sëmundja e lëkurës ashtu dhe e zorrës i përgjigjen pozitivisht dietës pa gluten dhe rikthehen në qoftë se pacienti ndryshon dietën.

Për me tepër, skuqja e lëkurës mund të kontrollohet me medikamente, por përsëri është e nevojshme dieta pa gluten sepse dermatiti është një pasojë dhe për ta eleminuar duhet të mjekohet shkaku i cili në ketë rast është sëmundja celiake.

Çfarë duhet të mbajmë mend

- Njerëzit me sëmundje celiake nuk mund të tolerojnë "glutenin", proteinë që gjendet në grurë, thekër dhe elb.
- Sëmundja celiake e pa mjekuar dëmton zorrët e holla dhe interferon në përthithjen e lëndëve ushqyese.
- Njerëzit me sëmundje celiake të cilët nuk marrin mjekim për këtë sëmundje, mund të kenë komplikacione (ndërlikim të situatës), si kancer, osteoporozë, anemi dhe konvulsione (të dridhura të fuqishme).
- Një person me sëmundje celiake mund të ketë ose të mos ketë shenja (simptoma)
- Vendosja e diagnozës përfshin teste laboratorike të gjakut dhe biopsinë e zorrës së hollë.
- Meqënëse sëmundja celiake është e trashëgueshme, të gjithë pjesëtaret e familjes mund të bëjnë testet diagnostikuese.
- Sëmundja celiake mjekohet duke eliminuar krejtësisht glutenin nga dieta e cila duhet respektuar për gjithë jetën.
- Dietologu mund t'ju ndihmojë të përzgjidhni ushqimet, t'ju udhëzojë të lexoni gjithmonë etiketat e produkteve që blini dhe t'ju hartojë strategji të tjera për mbajtjen nën kontroll të sëmundjes.


Ju lutem kini parasysh që ky informacion jepet si shtesë e këshillave të kujdesit nga mjeku juaj. Ky informacion nuk ka për qëllim dhe nuk nënkupton të shërbejë si zëvendësim i këshillave mjekësore profesionale. Telefononi menjëherë ofruesin e kujdesit shëndetësor nëse mendoni se keni urgjencë mjekësore! Kërkoni gjithmonë këshillat e mjekut tuaj ose të ndonjë ofruesi tjetër të kujdesit shëndetësor të kualifikuar përpara se të filloni një trajtim të ri apo nëse keni pyetje lidhur me ndonjë gjendje mjekësore!