Mëlçia e dhjamosur

Hepatosteatosis, Steatohepatitis

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrnave në qelizat e mëlçisë. Ndryshe quhet hepatosteatoza ose steatoheoatitis. Për mëlçinë është normale të përmbajë disa yndyrna, por kur sasia e tyre përbën më shumë se 5-10% të peshës së mëlçisë, atëherë mëlçia juaj është e dhjamosur.

Shpeshherë nuk ka simptoma (probleme) për vite me rradhë, ndërsa dëmtimet janë në proces të vazhdueshëm.

Njerëzit mësojnë se kanë mëlçi të dhjamosur gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera mjekësore.

Yndyrnat mund të dëmtojnë mëlçinë tuaj për vite ose dekada me rrallë, pa shkaktuar probleme të dukshme. Kur dëmtimet bëhen të rënda ose serioze shkaktojnë lodhje, dobësi trupore, rënie në peshë dhe konfuzion.

Mëlçia është organi më i madh i trupit. Ajo kryen shumë funksione dhe shpesh nuk jep shenja paralajmëruese kur është e sëmurë deri në stadet e avancuara të sëmundjes.

Mëlçia kryen shumë funksione të rëndësishme ku përfshihen:
- Shpërbërja e ushqimeve;
- Ruajtja rezervë e vitaminave, hekurit dhe mineralve të tjera të rëndëishme për trupin;
- Prodhimi i proteinave;
- Prodhimi i lëngjeve biliare për tretjen e ushqimeve;
- Shpërbërja e shumë produkteve përfshirë ilaçet, alkoolin dhe shumë helme.

Shkaqet

Janë një sërë situatash të ndryshme, ilaçe dhe lëndë toksike (helmuese) që shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Ngrënia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim të yndyrnave në mëlçi. Situata të caktuara sic janë obeziteti, diabeti dhe trigliceridet e larta shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Pacientët më të riskuar për të patur dhjamosje të mëlçisë janë ata të moshës së mesme dhe personat mbipeshë.

Disa shkaqe të mëlçisë së dhjamosur janë:

  • Përdorimi i tepërt i alkoolit;
  • Kequshyerja;
  • Përdorimi i steroideve;
  • Toksiciteti nga acidi valporik;
  • Obeziteti;
  • Sindroma Cushing;
  • Helmet;
  • Marrja e tetraciklinës në doza të larta;
  • Shtatzënia;
  • Diabeti;
  • Hiperlipidemia
  • Humbje e shpejtë në peshë.


Disa njerëz sëmuren nga dhjamosja e mëlçisë pa patur asnjë nga situatat e sipërpërmendura.

Simptomat (shenjat)
Mund të diagnostikohet me analiza gjaku dhe me biopsi të mëlçisë.
Është një nga arsyet më të shpeshta për njw rritje të lehtë të niveleve të enzimave të mëlçisë.
Imazhe speciale të marra prej ekos, skanerit dhe rezonancës magnetike mund të sugjerojnë për dhjamosje të mëlçisë, por biopsia është e nevojshme për ta konfirmuar atë.
Biopsia është teknika e marrjes së disa qelizave prej melçisë, procedurë e cila kryhet me age të veçantë. Me pas qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist

Trajtimi

Mëlçia e dhjamosur shpesh herë nuk shkakton probleme. Ne këto raste ajo quhet asimptomatike.

Humbja në peshë, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika tek pacientët mbipeshë prodhon rezultate të paqëndrueshme për një kohë të gjatë, por gjithsesi është mirw të bëhen përpjekje.

Dhjamosja e mëlçisë e shkaktuar prej toksikimit nga alkooli mund të mos përmirësohet edhe pse ndërpritet përdorimi i tij.

Kontrolli i mire i diabetit mund të reduktojë dhjamosjen e mëlçise.

Duhet të ulni nivelin e triglicerideve me dietë dhe medikemente.

Ushqehuni në mënyrë të shëndetëshme dhe të balancuar.

Rrisni aktivitetin tuaj fizik.

Kryeni kontrolle periodike të rregullta tek mjeku specialist i mëlçisë.

Nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH), por përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.

Ecuria

Mëlçia e dhjamosur mund të mos shkaktojë dëmtime, por mund të çojë në infeksione të mëlçisë. Kjo situatë quhet steatohepatitis.
Kur është e lidhur me abuzimin me alkool quhet steatohepatitis alkoolik. Shpesh nuk është e lidhur me alkoolin. Në këtë rast quhet steatohepatitis joalkoolik (NASH në anglisht). Me kalimin e kohës mëlçia dëmtohet rëndë. Kjo situatë quhet cirrozë. Cirroza hepatike është një situatë serioze që çon në mosfunksionimin e mëlçisë. Steatohepatitis joalkoolik është një ndër shkaqet e cirrozës hepatike.

Ju lutem kini parasysh që ky informacion jepet si shtesë e këshillave të kujdesit nga mjeku juaj. Ky informacion nuk ka për qëllim dhe nuk nënkupton të shërbejë si zëvendësim i këshillave mjekësore profesionale. Telefononi menjëherë ofruesin e kujdesit shëndetësor nëse mendoni se keni urgjencë mjekësore! Kërkoni gjithmonë këshillat e mjekut tuaj ose të ndonjë ofruesi tjetër të kujdesit shëndetësor të kualifikuar përpara se të filloni një trajtim të ri apo nëse keni pyetje lidhur me ndonjë gjendje mjekësore!