Divertikuloza dhe Divertikulitis

Çfarë është divertikuloza dhe divertikulitis?

Shumë njerëz kanë disa si xhepa të vegjël në kolonën (zorrën), e tyre të cilët quhen divertikula. Situata e të paturit divertikula të shumta quhet divertikulosis dhe ka një raport të drejtë me moshën që do thotë me rritjen e moshës rritet rreziku për të patur divertikulosis.

Kur këta xhepa infektohen, kemi të bëjmë me një situatë të quajtur diverticulitis. Kjo situatë ndodh në 10-25% të njerëzve që kanë divertikulosis. Divertikulosis dhe diverticulitis të dyja së bashku quhen sëmundje divertikulare.


Cilat janë shenjat?

Diverticulosis

Shumë njerëz me divetikulosis nuk kanë ndonjë shqetësim apo shenjë. Gjithsesi shenjat mund të përfshijnë dhimbje barku të lehtë, fryrje barku dhe konstipacion (kapsllek). Sëmundje të tjera si sindromi i zorrës së irritueshme (SIZ) dhe ulcerat e stomakut shkaktojnë simptoma të tilla, pra shenja të tilla jo gjithmonë do të thonë se pacientët kanë diverikulosis. Në qoftë se keni këto shqetësime duhet të konsultoheni me specialistin.

Diverticulitis

Shenja më e shpeshtë e divertikulitis është dhimbja e barkut e cila është një dhimbje e lehtë në pjesën e poshtme të kuadratit të majtë të barkut. Në qoftë se inflamacioni është present, shenjat janë: temperaturë e lartë, të vjella, të dridhura, dhimbje barku në formë krampesh. Mund të ndodhë edhe konstipacioni. Ashpërsia e simptomave varet nga shtrirja e inflamacionit dhe komplikacioneve.

Cilat janë komplikacionet e pritshme?

Diverticulitis mund të çojë në hemorragji, inflamacion, perforacion ose bllokime. Këto komplikacione kërkojnë gjithmonë trajtim për të parandaluar progresimin e tyre dhe për të mos lejuar kështu probleme serioze për jetën.

Hemorragjia
Hemorragjia nga divertikulat është komplikacion i rrallë. Kur divertikula nxjerr gjak, gjaku është i dukshëm në WC ose në feçe. Hemorragjia mund të bëhet e ashpër por ajo mund të ndalojë vetë pa nevojën e ndonjë mjekimi. Mjekët mendojnë se gjakderdhja nga divertikula ndodh nga një enë e vogël sipërfaqësore gjaku.

Abscesi, Perforacioni dhe Peritonitis
Infektimi i divertikulave shkaton diverticulitis, situatë që pas disa ditësh mjekimi me antibiotik zhduket. Në qoftë se situata nuk përmirësohet por përkeqësohet, ndodh abcesi në zorrë.
Abcesi është një zonë e infektuar me qelb e cila shkakton ënjtje dhe shkatërrim të indeve. Ndonjëherë në divertikulat e infektuara formohen disa vrima të vogla që quhen perforacion. Këto perforacione lejojnë qelbin të dalë jashtë zorrës në hapësirën abdominale. Në qoftë se abcesi është i pakët dhe qëndron në hapësirën e zorrës, situata përmirësohet pas disa ditësh mjekimi me antibiotikë. Në qoftë se abcesi nuk pastrohet nga antibiotikët mund të lindë nevoja e drenimit kirurgjikal.
Abcesi në sasi të madhe mund të bëhet problem serioz në qoftë se përmbajtja rrjedh jashtë hapësirës së zorrës nëpërmjet perforacioneve. Infeksioni i cili përhapet në hapësirën e barkut quhet peritonitis, situatë që ka nevojë për kirurgji emergjente për të pastruar hapësirën nga lëngjet dhe për të hequr pjesën e zorrës së dëmtuar. Pa kirurgji, peritonitis mund të jetë fatal për pacientin.

Fistula

Fistula është një lidhje jo normale e indit midis dy organeve ose një organi dhe lëkurës. Kur indet e dëmtuara lidhen me njëri-tjetrin gjatë infeksionit, në shumë raste ato ngjiten bashkë. Në qoftë se ato shërohen të ngjitura bashkë, krijohet fistul. Kur infeksioni nga divertikuliti përhapet jashtë hapësirës së zorrës, indet e saj mund të ngjiten me indet e organeve përreth. Organet më të shpeshta të përfshira në këtë fenomen janë vezika urinare, zorra e hollë dhe lëkura.

Fistula që ndodh më shpesh është ajo midis zorrës së trashë dhe vezikës urinare e cila prek njësoj si meshkujt dhe femrat. Kjo lloj fistule mund të shkaktojë infeksion të rëndë urinar për një kohë të zgjatur. Ky komplikacion korrigjohet me kirurgji.

Bllokimi i zorrës së trashë
Shenjat e plagëve të shkaktuara nga infeksioni mund të shkaktojnë bllokim të pjesshëm ose të plotë të zorrës së trashë. Kur ndodh ky fenomen, zorra nuk është në gjendje të nxjerrë mbeturinat ushqimore normalisht. Në rastin e një obstruksioni total të zorrës, kemi të bëjmë me urgjencë kirurgjikale.

Çfarë e shkakton sëmundjen divertikulare?

Edhe pse nuk është e provuar, teoria dominante është se dieta e varfër në fibra shkakton sëmundjen divertikulare. Sëmundja për herë të parë është diagnostikuar në vitin 1900 në ShBA. Shumë ushqime të përpunuara pwrmbajnw miell tw rafinuar, pra, me pak fibra. Mielli i rafinuar nuk ka krunde si ai i parafinuari (apo integrali).

Fibrat gjenden në fruta, perime, grurë dhe trakti tretës nuk i tret ato. Disa fibra treten lehtë në ujë dhe quhen hidrosolubile (të tretshme në ujë), disa të tjera kalojnë nëpërmjet zorrës të patretura ( fibra insolubile apo të patretshme).Të dyja llojet e fibrave ndihmojnë feçet (mbeturinat ushqimore) të jenë më të buta dhe të kalojnë lehtësisht nëpër zorrë për të dalë jashtë. Fibrat gjithashtu ndalojnë konstipacionin (kapsllëkun).

Konstipacioni bën që muskujt të shtrëngohen për të nxjerrë jashtë feçet dhe kjo shkakton rritjen e presionit në zorrë e cila mund të shkaktojë fryrjen e pikave të dobëta në zorrë dhe formimin e divertikulave.

Divertikulitis (infeksioni) ndodh kur divertikulat infektohen. Doktorët nuk janë të sigurtë se çfarë e shkakton këtë inflamacion. Ai mund të ndodhë kur feçet me baktere mbeten në brendësi të divertikulave. Një krizë nga divertikulitisi mund të ndodhë papritur dhe pa paralajmërime.

Si e diagnostikon doktori sëmundjen divertikulare?

Për të diagnostikuar sëmundjen divertikulare mjeku specialist do të marrë historinë e sëmundjes, ekzaminim fizik dhe teste të tjera diagnostikuese. Gjithashtu doktori do t'ju pyesë për mënyrën e të ushqyerit, mënyrën sesi dilni jashtë, për dhimbjet dhe nëse merrni mjekime të tjera. Gjithashtu mund t'ju rekomandohet një radio-grafi por gjithsesi mënyra më e mirë dhe më e sigurt diagnostikuese mbetet kolonoskopia.

Cili është trajtimi i sëmundjes divertikulare?

Dieta e pasur me fibra në disa raste dhe ndonjë mjekim i lehtë mund të qetësojnë dhimbjet. Në rastet e diverticulitis të rëndë është e nevojshme hospitalizimi dhe kirurgjia.

Diverticulosis
Duke rritur sasinë e fibrave në dietë mund të pakësohen simptomat dhe parandalohen semundje divertikulare. Siç e thamë më lartë, fibrat ndihmojnë feçet të jenë më të buta dhe më të lëvizshme për të dalë jashtë. Shoqata Amerikane e Dietës rekomandon rreth 20-35 gramë fibra në ditë. Tabela më poshtë tregon sasinë e fibrave në disa ushqime.

Frutat Sasia e fibrave që përmban/gram
Molle e pa qëruar 
3,3
Pjeshka e pa qëruar
1,5
Dardha e pa qëruar 
5,1
Mandarinë          
1,9
 
Perime
Asparag, i freskët ,i gatuar 
1,2
Brokoli , i freskët i gatuar  1/2 kupe
2,6
Lakër brukseli,  1/2 kupe
2
Lakër e freskët dhe e gatuar, 1/2 kupe
1,5
Karota të freskëta dhe të gatuara,  1/2 kupe 
2,3
Lulelaker  e fresket dhee gatuar 1/2 kupe
1,7
Spinaq  i fresket dhee gatuar  1/2 kupe
2,2
Kungull i gatuar 1 kuper
2,5
Domate  1
1
Fasule te pjekura, gatuara  1/2 kupe
6,3
Patate e fresket dhe e gatuar
2,3
 
Drithërat
Buka e grurit  1 fete
1,9
Orizi i pa qëruar( me lëvozhg) i gatuar  1 kupe
3,5
Krundet  3/4 kupe
5,3
Orizi i bardhë, i gatuar  
0,6


Ushqimet që duhet të evitoni në përdorim janë: arrat, kokoshkat, farat e lulediellit, farat e susamit të cilat irritojnë divertikulat. Gjithsesi nuk ka asnjë studim shkencor të mbrojë këto masa për mjekim. Duhet theksuar se është e rëndësishme të përdoret një dietë me sasi të lartë me fibra, por kjo nuk do të thotë që ju duhet te kufizoni apo eliminoni ndonjë ushqim. Për pacientët që vuajnë nga sëmundja divertikulare dietat janë shumë individuale. Në qoftë se dhimbjet në formë krampesh, fryrja e barkut dhe konstipacioni(bërja kaps) përbëjnë problem, doktori mund t'ju japë një mjekim për një kohë të shkurtër sepse medikamentet kanë efekte anësore të cilat mund të prishin cilësinë e jetës.

Diverticulitis

Trajtimi i divertikulitis fokusohet në zhdukjen e infeksionit, qetësimin e zorrës dhe parandalimin ose pakësimin e riskut për të shkaktuar komplikacione. Trajtimi medikamentoz në këto raste konsiston në përdorimin e antibiotikëve.

Në disa raste doktori rekomandon regjim shtrati, dietë me lëngje dhe medikamente që qetesojnë dhimbjet. Krizat akute te shoqëruara me dhimbje të forta kërkojnë hospitalizim. Dieta me lëngje dhe antibiotikët venozë janë mënyra më e mirë e trajtimit në këto raste. Gjithsesi mund të bëhet e nevojshme edhe kirurgjia.

Kur kirurgjia është e nevojshme?

1. Kur krizat janë të shpeshta dhe të ashpra doktori rekomandon kirurgjinë e cila konsiston në heqjen e pjesës së zorrës se infektuar dhe lidhjen e pjesës së mbetur. Kjo lloj kirurgjie quhet rezeksion koloni dhe ndihmon në mosrikthimin e sëmundjes dhe parandalimin e komplikacioneve të mundshme të sipërpërmendura.

2. Kur edhe mbas mjekimit me antibiotikë nuk ndalojnë krizat, kirurgjia emergjente mund të jetë e nevojshme. Situata të tjera në të cilat mund të kenë nevojë për kirurgji urgjente janë abcesi, perforacioni, peritonitis dhe hemorragjitë e vazhdueshme.

Kirurgjia urgjente përfshin dy operacione. I pari bëhet për të pastruar kavitetin abdominal nga abcesi për shkak të infeksionit dhe nga perforacioni (çarjet). Gjatë operacionit të parë, nuk është e sigurtë nëse do të bashkohen pjesët zorrës së shëndoshë. Ndërkohë pacienti qëndron me kolostomë që do të thotë se pacientit në hapjen e barkut të krijuar nga operacioni i parë i vendoset një qese nga ku dalin mbeturinat ushqimore. Pasi mjekët siguohen se kaviteti abdominal është i pastër, pa infeksion, bëhet operacioni i dyte për të ribashkuar pjesët e mbetura të zorrës.


Ju lutem kini parasysh që ky informacion jepet si shtesë e këshillave të kujdesit nga mjeku juaj. Ky informacion nuk ka për qëllim dhe nuk nënkupton të shërbejë si zëvendësim i këshillave mjekësore profesionale. Telefononi menjëherë ofruesin e kujdesit shëndetësor nëse mendoni se keni urgjencë mjekësore! Kërkoni gjithmonë këshillat e mjekut tuaj ose të ndonjë ofruesi tjetër të kujdesit shëndetësor të kualifikuar përpara se të filloni një trajtim të ri apo nëse keni pyetje lidhur me ndonjë gjendje mjekësore!