Mëlçia e dhjamosur

Hepatosteatosis, Steatohepatitis

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrnave ne qelizat e mëlçisë. Gjithashtu ndryshe quhet hepatosteatoza ose steatoheoatitis. Për mëlçinë është normale të përmbaje disa yndyrna por kur sasia e tyre përbën është më shumë se 5-10% e peshës se mëlçisë,atëher melcia juaj është e dhjamosur.
Shpesh nuk ka simptoma(probleme) për vite me rradhë, ndërsa dëmtimet jane në proces të vazhdueshëm.
Njerëzit mësojne se kanë mëlci te dhjamosur gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera mjekësore.
Yndyrnat mund të dëmtojne mëlçinë tuaj për vite me rrallë ose dekada, pa shkaktuar probleme të dukshme. Kur dëmtimet bëhen të rënda ose serioze shkaktojnë: lodhje, dobësi trupore, rënie në peshe dhe konfuzion.
Mëlçia është organi më i madh i trupit.
Ajo kryen shumë funksione dhe shpesh nuk jep shenja paralajmëruese kur ështe e sëmure deri ne stadet e avancuara te sëmundjes.

Mëlçia kryen shume funksione të rëndësishme ku përfshihen:
Shperberjen e ushqimeve.
Ruajtjen reserve te vitaminave, hekurit dhe mineralve te tjera te rendeishme per trupin.
Prodhon proteinat.
Prodhon lengjet biliare per tretjen e ushqimeve
Shperberjen e shume produkteve perfshire ilacet, alkoolin dhe shume helme.

Shkaqet

Jane nje sere situatash te ndryshme, ilace dhe lende toksike(helmuese) qe shkaktojne dhjamosje te melcise. Ngrenia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim te yndyrnave ne melci. Situata te caktuara sic jane:obeziteti, diabeti dhe trigliceridet e larta shkaktojne dhjamosje te melcise. Pacientet me riskuar per te bere dhjamosje te melcise jane ata me moshe e mesme dhe me mbipeshe.

Disa shkaqe të mëlçisë së dhjamosur janë:

  • Perdorimi i tepert i alkolit.
  • kequshyerja.
  • Perdorimi i steroideve.
  • Toksiciteti nga acidi Valporik.
  • Obeziteti.
  • SindromaCushing.
  • Helmet
  • Marrja e tetraciklines ne doza te larta.
  • Shtatezania
  • Diabeti
  • Hiperlipidemia.
  • Humbje e shpejte ne peshe.


Disa njerez bejne dhjamosje te melcise pa patur asnje nga situatat e siperpermendura.

Simptomat(shenjat)


  • Mund te diagnostikohet me analiza gjaku dhe gjithashtu me biopsi të mëlçisë.
  • Është një nga arsyet me te shpeshta per nje rritje te lehte te niveleve te enzimave te mëlçisë.
  • Imazhe speciale te marra prej ekos, skannerit, rezonances magnetike mund te sugjerojne per dhjamosje te melcise por biopsia eshte e nevojshme per ta konfirmuar ate.
  • Biopsia është teknika e marrjes se disa qelizave prej melcise, procedure e cila kryhet ne age te veçantë. Me pas qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist

  • Trajtimi

    Mëlçia e dhjamosur shpesh here nuk shkakton problem. Ne këto raste quhet asimptomatike.
  • Humbja ne peshe, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika ne pacientet mbipeshe prodhon rezultate te paqëndrueshme për një kohe te gjate per eshte mire te behën përpjekje.
  • Dhjamosja e mëlçisë e shkaktuar prej toksikimit nga alkooli mund te mos permiresohet edhe pse nderpritet perdorimi i tij.
  • Kontrolli i mire i diabetit mund te reduktoje dhjamosjen e melcise.
  • Duhet te ulni nivelin e triglicerideve me diete, me medikemente me ose te dyja menyrat se bashku.
  • Ushqehuni ne menyre te shendeteshme dhe te balancuar.
  • Rrisni aktiviteti tuaj fizik.
  • Kryeni kontrolle periodike te rregullta tek mjeku specialist i mëlçisë.
  • Nuk ka trajtime mjekesore oe kirurgjikale per melcine e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkolik(NASH), por permiresimi i dietes dhe rritja e aktivitetit fizik mund tju ndihmojne ne parandalimin ose kthimin ne norme te disa demtimeve.

  • Ecuria

    Mëlçia e dhjamosur mund te mos shkaktoje demtime ose mund te coje ne infeksione te melcise. Kjo situate quhet steatohepatitis.
    Kur eshte e lidhur me abuzimin me alkol quhet steatohepatitis alkolik. Shpesh nuk eshte e lidhur me alkolin dhe quhet steatohepatitis joalkolik (NASH ne anglisht). Me kalimin e kohes melcia demtohet rende, kjo situate quhet cirroza. Cirroza hepatike eshte nje situate serioze qe con ne mosfunksionim te melcise. Steatohepatitis jo alkolik eshte nje nder shkaqet e cirrozes hepatike.