Konstipacioni (Kapsllëku)

Konstipacioni (kapsllëku) është përcaktuar si situate kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje) në javë. Ne konstipacion materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe të cilat dalin me vështirësi. Shumë njerëz që kanë kontipacion(kapsllëk) kanë dhimbje gjatë defekimit(jashtëqitjes) dhe shpesh kane tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Shumë njerëz mendojnë se kane konstipacion në qofte se ato nuk dalin jashtë për ditë. Gjithsesi defekim normal mund jetë tre herë në ditë deri në tre here në javë, kjo varet nga personi.
Konstipacioni(kapsllëku) është shenje dhe jo sëmundje. Pothuajse çdo njeri mund të ketë konstipacion në jetën e tij dhe shkaku më tipik është një dietë e varfër. Në shumë raste konstipacioni është i përkohshëm dhe jo serioz. Njohja me shkaqet, parandalimin dhe trajtimin, mund të ndihmojë shumë njerëz në lehtësimin e këtij problemi.

Çfarë e shkakton konstipacionin?

Për te kuptuar kontipacionin të vjen në ndihme njohja sesi punon zorra e trashë. Pasi ushqimet kalojnë ne zorrën e trashë kjo e fundit thith ujin nga ushqimet ndërkohe që ai kthehet në mbetje ushqimore ose ne feçe. Muskujt e zorrës kontraktohen duke i shtyre ato në drejtim të rectumit. Kur feçet arrijnë në rectum ato janë të forta sepse një pjese e mire e ujit është përthithur. Konstipacioni ndodh kur zorra përthith më shumë ujë ose muskujt kontaktues të zorrës punojnë ngadalë si rezultat feçet bëhen të forta dhe të thata.Shkaqet kryesore të konstipacionit janë:
* Dieta e varfër në fibra ushqimore.
* Mungesa e aktivitetit fizik. (zakonisht tek te moshuarit)
* Medikamentet
* Qumështi
* Sindromi i zorrës së irrituar
* Ndryshime në mënyrën e jetesës ose rutinës si psh shtatzënia, plakja dhe udhëtimet
* Abuzime me laksativet(medikamentet që të ndihmojnë në jashtëqitje)
Injorimi i nevojës urgjente për të defekuar.
* Dehidrimi(humbje e lëngjeve të trupit)
* Sëmundje të veçanta ose situata të veçanta
* Probleme me zorrën dhe rektumin
* Probleme me funksionin intestinal

Dieta e varfër në fibra

Njerëzit të cilët përdorin një dietë të pasur me fibra ushqimore kane me pak gjasa të vuajnë nga kapsllëku, dhe dieta e varfër në fibra është një nga arsyet më të shpeshta pse ai ndodh. Disa ushqime të varfra me fibra janë mishi, djathi, veza.
Fibrat gjenden në frutat, perimet dhe tek drithërat të cilat trupi ynë nuk arrin ti tresë ato. Fibrat e tretshme shpërbëhen lehtë në ujë dhe janë të buta dhe rrëshqitshme në zorrë. Fibrat e patretshme kalojnë nëpër zorrë pa pësuar ndryshime. Këto dy lloj fenomenesh ndihmojnë në parandalimin e tharjes dhe fortësinë feçeve duke i bëre ato lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë.
Ushqimi i varfër me fibra krijon kapsllëk(konstipacion) veçanërisht tek personat e moshës së tretë, gjë që bën humbjen e interesit për të ngrëne dhe zgjedhjen e ushqimeve të gatshme ose gjysme të gatshme, të thjeshta për tu gatuar, të dyja këto të varfra me fibra ushqimore. Gjithashtu vështirësia për të përtypur me dhëmbë ose për të gëlltitur ushqime të forta bën që pleqtë të detyrohen të hanë ushqime të buta të cilat janë të varfra me fibra.

Përdorimi jo i mjaftueshëm i lëngjeve.

Kërkimet gjithashtu kanë treguar se rritja e sasisë së lëngjeve të marra nuk bën lehtësimin e konstipacionit në të gjitha rastet, por shume njerëz raportojnë se ato lehtësohen shumë në jashtëqitje nëse ata pinë lëngje si p.sh ujë dhe lëngje frutash dhe shmangin dehidrimin. Lëngjet shtojnë ujin në zorre duke i bërë feçet më të buta dhe më të lehta për të lëvizur në zorrë. Njerëzit që kanë problem me kapsllëkun duhet të shtojnë marrjen e lëngjeve ditore. Por disa lëngje që përmbajnë kafeine si kafeja apo Coca-Cola mund të ashpërsojnë simptomat duke shkaktuar dehidrim. Alkooli është një tjetër pije që shkakton dehidrim. Është e rëndësishme të pihen lëngje që hidratojnë trupin sidomos kur konsumojnë kafeine apo alkool.

Mungesa e aktivitetit fizik.

Mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në kapsllëk edhe pse si fenomen është akoma i panjohur. Për shembull kapsllëku ndodh pas një aksidenti ose gjatë një sëmundjeje kur jeni të detyruar të rrini regjim shtrati dhe s'mund të bëni ushtrime fizike. Mendohet se mungesa e aktivitetit fizik është një ndër arsyet e kapsllëkut te moshat e vjetra.

Medikamentet.

Disa ilaçe që shkaktojnë kapsllëk janë:
* ilaçet kundra dhimbjes.
* antiacidet që kanë në përbërje alumin dhe kalcium.
* ilaçet e hipertensionit.
* ilaçet kundra sëmundjes së Parkinsonit
* antispastiket
* antidepresantet
* mjekimi me hekur
* diuretiket
* antikonvulsantet

Ndryshimet në mënyrën e jetesës

Gjatë shtatzënisë gratë mund të kenë kapsllek(konstipacion) për shkak të ndryshimeve hormonale ose për shkak të shtypjes që bën uterusi(mitra) mbi zorrët. Mosha gjithashtu mund të ndikoje në rregullsinë e lëvizjes e zorrës për shkak të ngadalësimit të metabolizmit zorrët kanë aktivitet muskular më të dobët. Për më tepër njerëzit bëhen kaps kur udhëtojnë për shkak të ndryshimit të dietës dhe rutinës ditore.

Abuzimi me laksativet.

Laksativ quhen medikamentet të cilat ndihmojnë (defekimin) jashtëqitjen. Mendimi se njerëzit duhet të defekojnë për ditë ka çuar që disa njerëz të përdorin laksativ. Edhe pse njerëzit ndihen të lehtësuar nga përdorimi i laksativeve ato duhet të rrisin dozat për shkak se trupi me kalimin e kohës krijon varësi ndaj tyre.
Injorimi i nevojës urgjente për të defekuar
Njerëzit të cilët injorojnë nevojën për defekim(jashtëqitje) duke e ndaluar një ndjesi të tillë çon në kapsllëk. Disa njerëz e vonojnë defekim për shkak se nuk duan të përdorin tualetet jashtë shtëpisë. Të tjerë e injorojnë për shkak të stresit emocional ose janë shumë të zënë me punë. Fëmijët e injorojnë për shkak të trajnimeve stresuese higjenike ose se nuk duan të ndërpresin lojrat.

Sëmundje të veçanta

Sëmundje të cilat shkaktojnë kapsllëk janë ato neurologjike, metabolike, endokrine dhe situate sistemike të cilat prekin sistemin e organeve. Këto çrregullime mund të ngadalësojnë lëvizjen e feçeve nëpër zorrë, rectum dhe anus.

Kushtet që mund të shkaktojnë kapsllëk janë të renditura më poshtë
o Çrregullime neurologjike
o Skleroza multiple
o Sëmundja e Parkinsonit
o Pseudo-obstruksione të zorrëve kronike idiopatike
o Hemorragjitë cerebrale
o Dëmtime të shtyllës kurrizore
o Situatat metabolike dhe endokrine
o Diabeti
o Uremia(ureja në gjak)
o Hiperkalcemia ( sasi e tepruar e kalciumit ne gjak)
o Kontroll të dobët të glicemisë
o Hipotiroidizmi ( sasi e pakët e hormoneve të tiroides)
o Çrregullimet sistemike
o amyloidosis
o lupus
o skleroderma

Probleme me zorrën dhe rektumin.

Obstruksionet intestinale( bllokim të zorrëve) dëmtime të indeve, divertikulozat, tumoret, striktura(ngushtimi) kolorektale, sëmundja e Hirschsprungut ose kanceri mund të komprimojë, shtrëngoje ose ngushtoj zorrët dhe rektumin duke shkaktuar kapsllëk.

Probleme me funksionin e zorreve

Dy llojet e kapsllëkut(konstipacionit) janë konstipacioni idiopatik(me shkaqe të panjohura) dhe konstipacioni funksional. Sindromi i zorrës së irrituar me shenja mbizotëruese të konstipacionit është i kategorizuar më vete.
Kapsllëku me shkaqe të panjohura(idiopatike) nuk i përgjigjet mjekimeve standarte. Ai mund të jetë i lidhur me probleme funksionale të zorrëve ku përfshihen kontrolli hormonal, nervat dhe problemet të muskujve të zorrës së trashë rektumit dhe anusit.
Kapsllëk funksional do të thotë që zorra është e shëndoshë por nuk funksionon siç duhet. Nuk shkaktohet nga sëmundje organike. Zakonisht është rezultat i dietave të varfëra dhe mënyrës së jetesës. Ai ndodh si te fëmijët dhe tek të rriturit.
Inercia kolonike, transit i vonuar dhe mosfunksionim i muskujve të dyshemesë pelvike janë tre arsye të kapsllëkut funksional. Inercia kolonike dhe vonesa të tranzitit shkaktohen nga rënia e aktivitetit muskular të zorrës. Këto sindroma mund të prekin krejt zorrën e trashë ose mund të lokalizohen në pjesën e poshtme të zorrës, në sigmë.
Mosfunksionimi i dyshemesë pelvike mund të vije si rezultat i dobësisë së muskujve të legenit që rrethojnë anusin dhe rektumin.

Si identifikohet shkaku i kapsllëkut?

Teste qe doktori mund të kërkoje varen nga kohëzgjatja dhe ashpërsia e kapsllëkut, mosha e personit nëse ka gjak në feçe, ndryshime të regjimit të zorrës dhe nëse është e pranishme humbja në peshë.
Historia mjekësore
Doktori mund të pyesë pacientin që ti përshkruaje kapsllëkun e tij duke përfshire shenjat, frekuencën e jashtëqitjeve, konsistencën (fortësia) e feçeve, praninë e gjakut në to, mënyrën sesi ushqehet, nëse merr mjekime, nivelin e aktiviteti fizik etj. Këto pyetje mund të ndihmojnë doktorin për të gjetur arsyen e konstipacionit(kapsllëkut).
Përkufizimi klinik i konstipacionit është prania e të paktën dy prej simptomave të mëposhtme për të paktën 12 javë në harkun kohor 12 muaj:
- Shtrëngime gjatë defekimit(jashtëqitjes)
- feçe të forta dhe të vogla në madhësi
- ndjesia e mos zbrazjes krejt
- ndjesia e bllokimit anorektal
- me pak se tre jashtëqitje në javë

Ekzaminimi fizik

Ekzaminimi fizik mund të përfshije atë rektal me anë të vizitës me gisht me doreze të lubrifikuar për të vlerësuar tonusin e muskulaturës që mbyll anusin dhe për të vëne re butësinë, ngushtimin ose praninë e gjakut.
Testime të shumta zakonisht bëhen te persona që kane simptoma të ashpra, në ato që krejt papritur kanë ndryshime në rrëgjimin e zorrës ose prani të gjakut në feçe ose në moshat e treta. Teste plotësuese për të vlerësuar kapsllëkun përfshijnë:
- Vlerësimi i lëvizshmërisë së zorrës.
- Vlerësimi i funksionit anorectal.
Për shkak të rritjes së rrezikut për kancer në moshat e treta doktori mund të përdori teste të tjera për të përjashtuar kancerin kolorektal, që pëfshijnë:
- Skopi e zorrës me kontrast barium
- sigmoidoskopia/kolonoskopia
Vlerësimi i lëvizshmërisë së zorrës.
Ky test vlerëson si ushqimi lëviz nëpër zorrë. Pacienti gëlltit disa tableta të cilat kanë përbërje që janë të dukshme në grafi. Lëvizshmëria e këtyre tabletave mbahet nën kontroll me grafi përreth 3-7ditë pasi ato janë gëlltitur. Pacienti duhet të përdori dietë të pasur me fibra gjate këtij testimi.
Vlerësimi i funksionit anorectal.
Ky test ndihmon për të diagnostikuar konstipacionin për shkak të mosfunksionimit mirë të anusit dhe rektumit, të cilët vlerësohen me anë të manometrisë anorektale e cila vlerëson funksionin e muskujve anal.
Skopia me contrast.
Ky ekzaminim përfshin shikimin me grafi te rektumit, zorrës së trashë dhe pjesës së poshtme të zorrëve të holla për të lokalizuar problemin. Ky ekzaminim mund të tregojë obstuksion(bllokim) dhe sëmundjen e Hirschsprungut e cila është mungese e inervimit të zorrës.
Një nate përpara ekzaminimit pastrimi i zorrës është i nevojshëm . Pacienti merr disa lëngje të veçanta të cilat ndihmojnë pastrimin e zorrës. Pastrimi i zorrës është shumë i rëndësishëm sepse qoftë prezenca e pjesëve sado të vogla të mbeturinave ushqimore mund të mbulojnë probleme sado të vogla dhe ekzaminimi nuk quhet i plotë.
Për shkak se zorra nuk duket mire në grafi pacienti duhet të pi barium, një lëng i bardhe i cili bën të dukshme hapësirën në brendësi të zorrës . Pacienti mund të ndjeje dhimbje barku në formë krampesh kur barium mbush zorrët, situate e cila përmirësohet pas ekzaminimit. Feçet mund të jenë të bardha edhe disa dite pas ekzaminimit.
Sigmoidoskopia/Kolonoskopia.
Ekzaminimi i pjesës së poshtme të zorrës së trashë quhet sigmoidoskopi ndërsa i komplet zorrës quhet kolonoskopi.
Për të kryer këtë ekzaminim duhet që zorra të jete e pastruar, për këtë pacientit i jepen disa lëngje të veçanta për 24 ore.(shih linkun KOLONOSKOPIA)
Gjatë ekzaminimit pacienti është gjysme i sedatuar(qetësuar me gjumëdhënës).
Në qoftë se vihen re anormali doktori mund të marrë material për biopsi për të vënë një diagnozë të saktë. Pas ekzaminimit pacienti mund të ndjejë barkun pak të fryre situate e cila përmirësohet shumë shpejt.

Si mjekohet konstipacioni?

Edhe pse trajtimi i kapsllëkut varet nga shkaqet, ashpërsia dhe kohëzgjatja në shumë raste dietat e pasura me fibra, përdorimi i shumtë në sasi të ujit dhe lëngjeve të tjera dhe ndryshime në mënyrën e jetesës mund të jenë të suksesshme në lehtësimin e shenjave dhe parandalimin e përsëritjes së tij.

Trajtime te tjera.

Trajtimi i kapsllëkut mund të lidhet me shkaqe të veçanta. Për shembull doktori mund të rekomandojë ilaçe ose kirurgji për të korrigjuar prolapsin anoracktal situate në të cilën pjesa e poshtme e zorrës del jashtë anusit.
Heqja kirurgjikale e zorrës mund të jete një opsion për pacientet me shenja të ashpra nga inercia. Gjithsesi të mirat e këtij operacioni duhen të peshohen kundrejt komplikacioneve të mundshme të cilat përfshijnë dhimbje të barkut dhe diarre.

Mund të bëhet kapsllëku serioz?

Shpesh here kapsllëku mund të çojë ne komplikacione, ku përfshihen hemorroidet të cilat shkaktohen për shkak të shtrëngimeve gjate defekimit ose fisura anale( të çara) të shkaktuar prej feçeve të forta Si rezultat kemi hemorragji e cila është gjak i kuq i pastër i dukshëm në WC.
Gjithashtu dhe prolapsi rectal i lartpërmendur është një komplikacion, i cili në disa raste është shumë i ashpër dhe kërkon korrigjim me kirurgji.