![]() |
|
|
|||||||
| Stafi | Rreth meje | Aktivitete | Kontakto | Prenoto | |||||
|
Gastroskopia Gastroskopia është një ekzaminim ku mjeku specialist shikon në brendësi të traktit të sipërm tretës. Me ane të kësaj procedure ekzaminohet: ezofagu, stomaku dhe duodeni (zorra 12-gishtore). Kjo procedure kryhet me anë të një aparati që quhet gastroskop. Si është gastroskopi? Gastroskopi është i holle, fleksibel . Ai ka një trashësi më të holle se gishti i vogël i dorës. Ai kalon nëpërmjet gojës, vazhdon në ezofag , hyn në stomak dhe në fillimin e zorrës së hollë. Ne majën e tij ai ka një kamer dhe një drite. Gjithashtu në brendësi të tij ai ka një kanal ku mund të kalojnë mjete të tjera ndihmese për mjekun gjatë ekzaminimit si p.sh.: forceps biopsie, lak për të nxjerr trupat e huaj etj. Kur duhet të kryhet gastroskopia? Situatat e lart përmendura mund të konfirmojnë: - Refluksin gastro-ezofageal Gastroskopia, si procedurë mund te zgjasë rreth 15 minuta (përfshire kohen e parapërgatitjes, sedacionit, nuk është e dhimbshme por mund të perceptohet nje ndjenje jo-rehatije më pas , sepse gjate ekzaminimit fryhet stomaku me ajër në mënyrë që të shikohet sa më imtësisht. Çfarë këshillash duhet të ndiqen para procedurës? Stomaku duhet bosh, kështu që pacienti të ekzaminohet duhet të jente pa ngrenë të paktën për 8 orë perpara ekzaminimit . Si tolerohet endoskopia nga ana e pacientit : - Shume paciente jane te keqinformuar paraprakisht per ekzaminimin e gastroskopise. E mendojne si nje procedure te veshtire dhe keshtu qe psikologjikisht jane ne dileme per realizimin e saj . A duhet përsëritur gastroskopia? Normalisht pas mjekimit duhet të bëhet një ekzaminim ri kontrolli për të rivlerësuar gjendjen. |
||||||||